E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detajet e marreveshjes. ertifikata e pronesise vjen me poste

Në Tiranë janë rreth 450 pallate të pahipotekuara dhe mbi 5 mijë e 700 shtesa pa leje në pallate. Memorandumi i bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve Publike, pritet t’i hapë rrugën certifikimit të pronës të këtyre objekteve. Dokumenti i nënshkruar sot përcakton detajet dhe rrugën për të legalizuar këto pasuri të paluajtshme.

Së pari, Bashkia e Tiranës do të evidentojë kërkesat dhe objektet që u mungon leja e shfrytëzimit. Lista e këtyre objekteve, do t`i dërgohet ministrisë së Drejtësisë, e cila nëpërmjet Zyrës së Regjistrimit të Pasurive do të identifikojë të gjithë problematikën e kërkesave që kanë ngelur pezull. Pas kësaj urdhërohet regjistrimi i pasurisë dhe dërgimi me postë i çertifikatës së pronësisë.

Zyrat hipotekore, pasi të lëshojnë çertifikatën e pronës, kanë për detyrë që të raportojnë në Ministrinë e Financave rastet kur ndërtuesit nuk kanë paguar detyrimet tatimore me qëllim që të nisë vjelja e tyre. Detyrë tjetër është që të dhënat për objektet e regjistruara t`i dërgohen dhe Ministrisë së Punëve Publike dhe ALUIZN-it.

Memorandumi ka si qëllim kryesor që qytetarët të pajisen me certifikatat e e tyre të pronësisë. Devijimi nga leja e ndërtimit, problemet me pagesën e tatimeve dhe mos deklarimi do të shmangen dhe do të bëhet regjistrimi i objekteve. Në memorandum nuk jepen afate për regjistrimin e pronave, por përcaktohet që brenda 10 ditëve nga nënshkrimi, tre institucionet të përcaktojën personin përgjegjës për këtë proces. 

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›