Banesave, ja çmimet e rritura në 64 qytetet e vendit
Enti Kombëtar i Banesave ka hartuar çmimet në tregun e lirë për apartamentet në qarqet e vendit. Qytetet e mëdha kanë pësuar një rritje çmimesh nga 1000-8000 lekë për metër katror, ndërsa në ato qytete ku popullsia ka tendencë të largohet drejt qendrave më të mëdha, rezultojnë të jenë ulur.
Qytetet më të banuara të vendit kanë njohur një rritje në çmimin për metër katror të apartamenteve. Enti Kombëtar i Banesave ka hartuar një listë çmimesh me vlerat mesatare të shitblerjeve të banesave në tregun e lirë për vitin 2011 sipas qyteteve, listë kjo e miratuar nga qeveria në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave. Rritja e çmimeve për metër katror rezulton nga 1000- 8000 lekë. Çmimi për metër katror i një apartamenti, sipas të dhënave të tabelës së vlerave mesatare të shitblerjeve të banesave në tregun e lirë për vitin 2011 sipas qyteteve nga EKB, është rritur më shumë në qytetin e Përmetit, me 8 344 lekë. Në vitin 2010, një apartament kushtonte 27 456 për metër katror, ndërsa sipas listës së çmimeve të 2011-ës, ai kushton 35 800 për metër katror. Për qarkun e Beratit, qyteti që ka njohur më shumë rritje në tregun e banesave, Çorovoda me 2 204 lekë më shumë për metër katror. Në qarkun e Dibrës, rritjen më të madhe të apartamenteve e ka njohur qyteti i Peshkopisë, me 6062 lekë për metër katror. Ndërsa në qarkun e Durrësit, apartamentet kanë njohur rritje vetëm në këtë qytet me 572 lekë për metër katror, ndërsa në Krujë, Fushë-Krujë dhe Shijak banesat kanë njohur ulje në çmim për metër katror. Me 2 450 lekë për metër katror është rritur çmimi i apartamenteve në Përrenjas të qarkut të Elbasanit. Kurse qyteti i Cërrikut ka njohur ulje të çmimit të apartamenteve, me 611 lekë për metër katror. Ulje të çmimeve për metër katror kanë njohur qytetet Ballsh, Divjakë, Patos, Roskovec, Vau i Dejës në qarkun e Shkodrës, Delvina në Qarkun e Vlorës, Komuna e Shëngjinit dhe ajo e Milotit. Qytetet që rezultojnë me një ulje në çmimin e banesave për metër katror kanë popullsi, të cilat synojnë të lëvizin në qytetet më të mëdha ose në kryeqytet.
Tabela e EKB-së, si çmim reference për shitblerjet
Përcaktimi i këtyre çmimeve nga Enti Kombëtar i Banesave ndërmerret me qëllimin për të sanksionuar më pas taksën që do të përdorin zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme gjatë hipotekimit të banesave. Në bazë të ligjit. personi që i shet shtëpinë e tij një tjetri. duhet të paguajë tatimin mbi fitimin, i cili është në masën 10 për qind. Nëse shtëpia dikur është blerë me 65 000 lekë metri/2 dhe tani shitet me 95 000 lekë metri/2, diferenca që mbetet nga kjo duhet të tatohet me 10 për qind. Një vendim i tillë ndërmerret dhe për të shmangur çdo abuzim të mundshëm që realizohet gjatë shitjes së apartamenteve, duke ulur vlerën reale të shitjes, për shkak të shmangies së pagesës së tatimit. Ndërsa përcaktimi i çmimeve fikse mund të sjellë dhe përfitime për banorët e zonës së kryeqytetit, ku vlera e shitjes reale të tyre shkon dhe mbi 3 mijë euro për metër katror. Çdo vit, qeveria, në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave dhe të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, kryen rivlerësimin e çmimeve mesatare të apartamenteve, kjo për të gjitha qytetet e Shqipërisë. Nga Enti Kombëtar i Banesave janë hartuar për çdo vit vlerat e apartamenteve tip në tregun e lirë, të shprehura në lek/m² sipërfaqe shfrytëzimi, të cilat kanë rezultuar sipas shitblerjeve që ka kryer Enti Kombëtar i Banesave, si dhe nga kombinimi i informacionit të marrë në terren nga vëzhgimi i tregut, nga agjencitë imobiliare dhe njoftimet për shitblerje. Për qytetin e Tiranës, vlerat e tregut të lirë janë hartuar sipas ndarjes zonale, duke u bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, si dhe nga informacioni i marrë nga agjenci të ndryshme imobiliare, bën të ditur zyrtarisht Enti. Kjo tabelë çmimesh që ka marrë miratimin e Këshillit të Ministrave, shërben për planifikimin e fondeve, sipas kritereve të përcaktuara në kuadër të investimit të banesave me kosto të ulët dhe atyre me qira, që financohen nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera financimi, si dhe për të orientuar vlerë limit të prokurimit.
VLERAT MESATARE TË SHITBLERJEVE TE BANESAVE NË TREGUN E LIRË PËR VITIN 2011, SIPAS QYTETEVE
Nr. Qytetet lekë/m2 sipërfaqe shfrytëzimi
1. Qarku Berat Viti 2011 Viti 2010
1 Berat 39,350 37, 281
2 Çorovodë 18,150 15, 946
3 Kuçovë 33,400 32, 672
4 Poliçan 22,230 20, 848
5 Ura Vajgurore 31,060 29, 750
2. Qarku Dibër
6 Burrel 42,389 36, 860
7 Bulqizë 41,100 36, 610
8 Peshkopi 46,472 40, 410
9 Klos 35,000 35, 000
3. Qarku Durrës
10 Durrësi 74,540 73, 968
11 Krujë 49,720 52, 230
12 Fushë-Krujë 50,180 52, 230
13 Shijak 43,615 43, 794
14 Sukth 41,000 41, 000
4. Qarku Elbasan
15 Belsh 34,300 34, 300
16 Cërrik 39,047 39, 658
17 Elbasan 49,120 48, 984
18 Gramsh 39,200 38, 666
19 Librazhd 44,025 42, 240
20 Peqin 39,824 39, 796
21 Prrenjas 41,100 38, 650
5. Qarku Fier
22 Ballsh 30,100 34, 800
23 Divjake 44,000 46, 671
24 Fier 58,500 56, 094
25 Lushnjë 42,700 41, 202
26 Patos 30,000 31, 692
27 Roskovec 37,000 36, 772
6. Qarku Gjirokastër
28 Gjirokastër 48,835 48, 035
29 Këlcyrë 27,300 23, 250
30 Libohovë 29,400 29, 400
31 Memaliaj 21,800 934,0
32 Përmet 35,800 27,456
33 Tepelene 27,400 20, 260
7. Qarku Korçë
34 Bilisht 36,200 35, 680
35 Ersekë 26,800 24, 959
36 Korçë 51,500 45, 500
37 Leskovik 21,220 20, 243
38 Maliq 29,747 29, 406
39 Pogradec 49,230 46, 057
8. Qarku Kukës
40 B. Curri 29,100
41 Krume 27,800 27, 060
42 Kukës 41,000 34, 030
9. Qarku Lezhe
43 Laç 43,077 26, 350
44 Lezhë 53,150 52, 200
45 Mamurras 32,540 27, 247
46 Rrëshen 40,605 39, 193
47 Rubik 29,113 28, 000
10. Qarku Shkodër
48 Fushe-Arrëz 7,960 6, 922
49 Koplik 40,730 39, 256
50 Pukë 22,687 13, 290
51 Shkodër 55,300 51, 405
52 Vau i Dejës 26,425 36, 350
11. Qarku Tirane
53 Kamza 51,000 49, 980
54 Kavaja 58,575 58, 327
55 Rrogozhinë 38,300 37, 000
56 Vora 50,000 50,000
57 Tirana 88,200 84,750
12. Qarku Vlore
58 Delvine 35,800 39, 800
59 Himarë 53,500 53,400
60 Konispol 35,200 34,170
61 Orikum 57,000 48,600
62 Selenicë 25,300 25,200
63 Sarandë 52,096 49, 500
64 Vlorë 60,298 59, 101
1 Komuna Krrabë 28,180 24, 505
2 Komuna Shëngjin 49,720 52,000
3 Komuna Milot 34,786 29,481
4 Kashar 58,500 58,200
5 Dajt 57,800 57, 000
6 Farkë 70,800 70,000
Tabela e çmimeve të banesave për 2011 në 32 zona të Tiranës
Zonat në Tiranë 2011 2010 ndryshimi i çmimit
1 Unaza-Materniteti i Ri 98 000 90 000 +8000
2 Uzina e Autotraktorëve 71 000 68 000 +3000
3 Zona e Bllokut, Liceu 190 000 170 000 +20000
4 Sheshi A. Rustemi-Unaza-Rruga e Elbasanit 137 000 123 000 +40000
5 Min. Jashtme-Rruga e Elbasanit-Q. Studenti 115 000 105 000 +10000
6 Mihal Grameno-Sauk-Parku kombëtar 116 000 110 000 +6000
7 Zona e Parkut 89 500 74 500 +15000
8 Spitalet - Shkolla e Bashkuar 81 000 78 000 +3000
9 Kinostudio 67 000 60 000 +7000
10 Unaze-Shishtufinë 75 000 70 500 +5000
11 Bregu i Lumit 61 500 61 000 +500
12 Zona e Bllokut, Pallatet Agimi 190 000 175 000 +15 000
13 V. Shanto, St.Dinamo, Garda 135 000 120.000 +15 000
14 Pishinat, rruga "Komuna e Parisit" 117 000 105.000 +12 000
15 Rr. "K.Parisit", Unaza, Sh.Teknologjike 95 000 88,000 +7000
16 Unaza e re-Kombinat-Misto Mame 70 000 68.000 +2000
17 Ish-Ekspozita-Gjykata-Myslym Shyri 124 000 120.000 +40 000
18 21 Dhjetori, Zogu i zi, Rr. e ambasadave 120 000 117.500 +25000
19 i sh-Uzina Enver, Rr. e Durresit 91 900 87.500 +4400
20 Fusha e aviacionit, Unaza e re 64,350 61,500 +2850
21 Pazari i Ri 112 000 110,000 +2000
22 Rruga Bardhyl, Tregu ushqimor, Unaze 94 600 90,000 +4600
23 nga Tregu tek ish-Kombinati 70 000 67.500 +2500
24 Sheshi “Skënderbej”, Muzeu, St. Trenit 135 000 130,000 +30 000
25 Politeknikumi, St. i Trenit, ‘Siri Kodra’ 106 500 100.000 +6500
26 Don Bosko 72 000 70.000 +2000
27 Qendra, Kafe Flora, Shesh. “Skënderbej”, i sh-Ekspozita 145 000 140.000 +5000
28 Rruga e Durrësit, e Kavajës, ‘Myslym Shyri’ 142 800 140.000 +2800
29 Qemal Stafa, Kafe Flora, ‘Zogu i Zi’ 110 000 105.000 +5000
30 Rruga e Durrësit, ‘Don Bosko’ 88 000 86.000 +2000
31 Lapraka 71 000 69,000 +2000
32 Laprakë, Kthesa e Kamzës 62 500 64.000 -1500