E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsujt do të promovojnë potencialet ekonomike

Strategjia e re për afrimin e investitorëve të huaj dhe promovimin e potencialeve turistike dhe ekonomike të vendit tonë, ka mbledhur në Ministrinë e Jashtme 40 konsuj nderi të Shqipërisë. Strategjia e njoftuar nga kryediplomati Edmond Haxhinasto, parashikon koordinimin e punës mes institucioneve shqiptare, selive diplomatike dhe konsujve të nderit. Kjo punë do të synojë realizimin e një promovimi sa më efikas përmes konferencave të karakterit ekonomik në të paktën 22 vende të rëndësishme të botës. I pranishëm në takim ishin edhe ministri i Turizmit dhe Kulturës, Aldo Bumçi, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë. Takimet me konsujt e nderit do të jenë të përvitshme, çka sinjalizon përdorimin e një burimi shtesë të diplomacisë shqiptare, me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›