E Diel, 1 Nëntor 2026

Bangladesh, mbi 85 mijë të prekur nga përmbytjet

“Ka patur përmbytje të papritura dhe të përsëritura në zonat malore. Disa lumenj kanë dalë nga shtretërit dhe një vëllim i madh uji vjen nga veriu i Indisë”, deklaroi për AFP-në Mokhlesar Rahman, shef i distriktit Lalmonirhat në Bangladesh.

“Të paktën 12 mijë persona janë prekur në distriktin tonë dhe mijëra hektarë kultura janë shkatërruar”, shtoi ai, duke nënvizuar se qeveria po u jep ndihmë urgjente të prekurve nga përmbytjet. Përveç kësaj, bëri të ditur Rahman, 13 500 persona janë prekur në distriktin fqinj Kurigram.

Nga ana tjetër e kufirit, në distriktin indian Lakhimpur, rreth 60 mijë njerëz janë shpërngulur pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të musoneve fundjavën e kaluar. Deri tani, nuk ka njoftime për të vdekur. “Disa rajone janë ende të përmbytura dhe më tepër se 70 për qind e pesonave të shpërnbulur janë strehuar në tenda dhe platforma në lartësi ose nëpër zyra qeveritare”, thuhet në një buletin të autoriteteve të Asamit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›