“Banja e fundit” në Teatrin Kombëtar
“Banja e fundit” kjo komedi dramatike e shkruar nga Roberto Lerici është shfaqur dje në skenën e Teatrit Kombëtar me regji të Gent Bejkos.
Në këtë vepër, që bën fjalë për një burrë të mbyllur në një banjë publike, një intelektual i papunë, ngre “tempullin” e përplasjeve, fantazive, ëndrrave, mundimeve dhe mendimeve te tij interpreton aktori i “Portokallisë” Julian Deda. Shfaqja e vë këtë personazh në luftë me vetveten dhe shoqërinë, në mbrojtje të tij nga një botë gjithmonë e më e padurueshme, vetëbraktiset mes mijëra mendimesh që qarkullojnë furishëm në mendjen e tij. Në arrati prej botës njerëzore, kërkon gjen strehë në një vend anti- human, dhe i jep zë disa prej figurave më në zë të letërsisë botërore, duke shpërthyer në delirin njerëzor, në një periudhe që dhe vetë Samuel Beket e cilësonte si rekuiem të humanizmit. Skenografinë e shfaqjes, e cila do të shfaqet edhe sot edhe nesër në skenën e TK, e ka realizuar Endrit Selmani, ndërsa si asistent regjisor ka punuar Ilir Muhametaj.