Edgar Çani refuzon U-21, Geri Malaj ‘i pavlefshëm’
Futbollit shqiptar nuk i kanë munguar ndonjëherë talentet, por shpeshherë ata, të detyruar nga rrethanat, apo me dëshirën e tyre, kanë zgjedhur kombëtare të tjera.
Jetmir Halilaj
Raste të tilla janë ato të Sotir Ninit (Greqi), Roland Gërxhaliut (Austri), Behrami (Zvicër) Gjasula (Gjermaninë) etj. Shpeshherë është akuzuar Federata Shqiptare e Futbollit për faktin që këta lojtarë nuk janë pjesë e Kombëtares shqiptare, megjithëse jo gjithmonë institucioni i futbollit në vendin tonë ka pasur përgjegjësinë kryesore.
Edgar Çani
Sulmuesi shqiptar debutoi të dielën me fanellën e Palermos, teksa luajti për 17 minuta në ndeshjen kundër Atalantës, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Specialistët e futbollit italian e cilësojnë atë si pasardhësin e Kristian Vierit, pasi ka karakteristika të ngjashme me sulmuesin e Fiorentinës. Megjithatë për sa i përket grumbullimit të tij në Kombëtare, Çani ka refuzuar ftesat nga Shqipëria. Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bënë të ditur se lojtari i ka kthyer përgjigje negative kërkesës së FSHF-së për t’u grumbulluar me përfaqësuesen U-21. Vetë futbollisti në disa deklarata për mediat ka dribluar kur është pyetur për zgjedhjen që do të bënte, duke lënë të kuptohet se shpreson që të luajë me përfaqësuesen e Italisë në të ardhmen. Nëse ai vendos përfundimisht që t’i thotë jo fanellës kuqezi, atëherë padyshim që kjo do të ishte një humbje për skuadrën shqiptare dhe padyshim që për këtë nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi FSHF-ja, apo trajnerët e ekipeve të të rinjve të Kombëtares, të cilët ia kanë bërë disa herë ftesën futbollistit.
Geri Malaj
Talenti nga Kuçova, Geri Malaj, i cili është kapiten i të rinjve të Deportivo la Korunjës nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Kombëtares U-19, Ramadan Shehu, dhe sipas të gjitha gjasave, mesfushori 18-vjeçar nuk do të jetë i grumbulluar për finalet e Euro 2008, të cilat do të luhen në fund të muajit maj në Çeki. Nga burime pranë FSHF-së mësohet se Malaj nuk i ka bindur specialistët e FSHF-së gjatë provave që ka dhënë disa muaj më parë dhe kjo është arsyeja që fantazisti nuk bën pjesë në planet e tyre. Megjithatë është e çuditshme se si kapiteni i skuadrës U-19-të të Deportivos, i cili këtë sezon ka shënuar 12 gola në kampionatin e të rinjve spanjollë nuk bën pjesë në planet e Kombëtares shqiptare. Ndryshe nga të tjerët që me dëshirën e tyre kanë vendosur të mos luajnë për Shqipërinë, Geri Malaj e ka të vështirë të sigurojë një vend në ekip zinxhirë të përfaqësueses.