Olta Boka nis turin për në Eurosong
Edhe pak ditë dhe përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Olta Boka, do të niset drejt Beogradit, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e madh të këngës.
Ndërsa këto ditë sapo është kthyer nga një turne në Turqi. Është i pari që realizon për turin e saj promovues, ndërkohë thotë se do të vizitojë edhe Maqedoninë dhe Malin e Zi, ku do të prezantojë këngën “Zemrën lamë peng” të kompozuar nga Adi Hila dhe me tekst të Pandi Laços. “Jam ndjerë shumë mirë, pata një mikpritje shumë miqësore, tani do të vazhdojmë turin promocional në Maqedoni dhe Mal të Zi dhe besoj se do të kem të njëjtën mikpritje edhe në këto vende”, u shpreh Boka dje gjatë prezantimit të përfaqësuesit të Maqedonisë në Eurosong, Ardian Gaxha. Ky i fundit ndodhej dje në Tiranë, bashkë me këngëtaren Tamara dhe autorin e këngës, ku bëri promovimin e këngës “Në emër të dashurisë” “Let me love”, e cila në skenën e Eurosong, në Beograd do të këndohet rreth 90 për qind në anglisht. “Ne presim që të na duartrokasin edhe pse jemi në Serbi. Eshtë mjaft interesante që sivjet jemi dy shqiptarë në konkurrim, edhe pse kjo qëlloi pikërisht në skenën serbe”, thotë Gaxha.