Licencat, inspektori i ministrisë në gjyq, s‘pranoi ryshfetin brenda zyrës
TIRANE – Njësia Task-Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës dërgon për gjykim dosje penale ndaj një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë.
Murat Shehu, 40 vjeç, inspektori i Entit të Farërave dhe Fidanëve në Ministrinë e Bujqësisë, pritet të përballet me akuzën “korrupsion i personave që kryejnë funksione publike”. Ai akuzohet nga Njësia Antikorrupsion e Prokurorisë se ka marrë një shumë ryshfeti, me vlerë 2 mijë euro për t’i dhënë licencën një tregtari lulesh me shumicë. Ryshfeti mësohet se është paguar pas një takimi mes zyrtarit të Ministrisë së Bujqësisë dhe biznesmenit në një lokal në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Sipas hetimeve të Prokurorisë, vetëm pak orë para këtij takimi, biznesmeni kishte hyrë në zyrën e të arrestuarit të Ministrinë e Bujqësisë. Aty tregtari ka negociuar duke u shprehur dakord të paguante shumën 2 mijë euro, nga 5 mijë euro që kishte kërkuar inspektori i Entit të Farërave dhe Fidanëve. Nga hetimet ka rezultuar se i akuzuari nuk ka pranuar të marrë në dorëzim shumën e ryshfetit kur ndodhej në zyrën e tij në Ministrinë e Bujqësisë. Ai ka lënë një takim me biznesmenin mbasditen e 11 janarit 2008 në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Para se paratë e ryshfetit të dorëzoheshin tek zyrtari, policia dhe Prokuroria kanë arritur të mbajnë shënim numrat e tyre të serisë. Takimi mes dy personave është survejuar dhe menjëherë sapo Murat Shehu ka marrë shumën e ryshfetit, agjentët e veshur civilë i kanë vënë prangat në duar. Pas arrestimit, zyrtarit u janë sekuestruar paratë, të cilat kishin numra serikë të njëjtë me ato që ishin regjistruar më parë në polici. Hetimi dhe aksioni për arrestimin e të akuzuarit është drejtuar nga Njësia Task-Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës. Pas përfundimit të hetimeve paraprake kjo e fundit dërgoi në gjykatë dosjen për të pandehurin, duke kërkuar gjykimin e tij për korrupsion të personave të kryejnë funksione publike. tr.so