E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banjat duhen bërë me ujë të ngrohtë

Autori i Lajmit: red.
Populli ka gjetur emrin e goditur “vapore” për ato ndryshime në lëkurë, që rrjedhin nga prodhimi i tepruar i djersës dhe pamundësia për të avulluar. Shkaqet duhen kërkuar në veshjen e tepruar ose johigjienike (që nuk lejon qarkullimin e gjakut) ose mbajtjen në mjedise të nxehta dhe të paajrosura. Në këto rrethana shfaqen disa elemente të vogla me ngjyrë të kuqe, pa të ngritura mbi sipërfaqen e lëkurës, shoqëruar ose jo me kruarje. Ja, këta janë vaporët, që me emrin shkencor quhen “sudamina”. Më tepër pëqëndrohen në gushë, pjesën e prapme të qafës, sqetulla, rrëzë kofshëve dhe në bark.
Si mund të parandalohen?
Ka disa masa për të pakësuar pakësuar vaporet:
Mos i vishni shumë fëmijët, në mënyrë të veçantë të porsalindurit. Kur bën shumë vapë, mund të lihen edhe pa pampers. Gjatë ditëve të nxehta, përveç banjës së zakonshme gjatë ditës shplajeni edhe disa herë të tjera
Zgjidhni pajime (veshje) prej pambuku, të bollshme dhe sa më të holla.
Mos e lini gjatë fëmijën në një dhomë të nxehtë dhe të paajrosur.
Mos kini frikë të përdorni ajrin e kondicionuar në shtëpi dhe në makinë, pasi veprojnë shumë më pozitivisht sesa dëmi në këtë rast.
Ç duhet bërë nëse vaporet janë shfaqur?
Në ujin e vakët të govatës ku bëhet banja e zakonshme, hidhni një lugë gjelle sodë buke ose niseshte orizi. Banja mund të përsëritet disa herë në ditë.
Pas banjës, lëreni fëmijë zhveshur, të ajroset lëkura dhe të thahet. Më tej, lyejeni disa herë në ditë me një pomadë Oksid Zinku. Nëse ka kruajtje të forta, mjeku mund të rekomandojë ndonjë medikament nga ata që quhen antihistaminikë, p.sh.incidal.

Ky lajm është publikuar: 02/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›