Banjska, kampion i “Tirana Open 2008”
Hyda Banjska është fituesi i turneut “Tirana Open 2008”. Ka qenë ky verdikti i turneut 4-ditor, të zhvilluar në kryeqytet nga Federata Shqiptare e Tenisit.
Sportisti kosovar, i cili jeton dhe stërvitet në Gjermani u ndesh në finale me kosovarin nga Prishtina, Granit Bajraliu. Edhe pse Banjska ishte parashikuar si favoriti i padiskutueshëm për të fituar trofeun, finalja nuk rezultoi krejtësisht e lehtë për të.
Banjska e fitoi 6-2 setin e parë, ndërkohë që në setin e dytë Bajraliu e vuri disa herë në vështirësi rivalin, duke i rrezikuar fitoren. Gjithsesi, Banjska arriti të dominojë në fund, duke e mbyllur setin me rezultatin 6-4, por edhe gjithë ndeshjen me fitoren 2-0.
Banjska u shpall kështu kampioni i turneut të “Tirana Open 2008” në edicionin e tij të 12-të. Në ceremoninë përmbyllëse, Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Edvin Libohova, i dorëzoi trofeun fituesit, duke shpërndarë edhe diplomat me këtë rast.
Në fund të turneut, në të cilin morën pjesë 40 tenistë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi, në vendin e dytë u pozicionua nënkampioni e Granit Bajraliu (nga Kosova), në të tretin Behar Kurteshi (nga Kosova) dhe vetëm vendi i katërt iu rezervua Genci Çakçirit (numri 1 i Shqipërisë).
“Unë në periudhën time më të mirë, kam marrë pjesë në turnetë më prestigjiozë, - tha kampioni i turneut Hyda Banjska, - por përsa u përket kushteve në të cilat ndodhet Shqipëria, mund të them se u tregua një nivel i mirë. Jam shumë i kënaqur për fitoren, pasi kisha përballë një rival të fortë. Mendoj se tenisi shqiptar do të ketë të ardhme”.
Edhe presidenti i FSHT-së, Edvin Libohova, u shpreh i kënaqur në fund të kompeticionit: “Niveli i turneut ishte i kënaqshëm. Kemi në plan të investojmë për të plotësuar të gjitha kushtet, që të mundësojmë edhe zhvillimin e ndeshjeve natën, nën dritën e prozhektorëve”.
Olgert Serani (Panorama Sport)
Ditari i turneut
E diel, 26.10.208
U zhvillua te dielen dita e dytë e turneut “Tirana Open 2008”. Paradite u luajtën ndeshjet e turit të dytë, ndërsa ndeshjet çerekfinale u luajtën pasdite. Gjysmëfinalja e parë do të jetë ajo midis Behar Kurteshit (nga Prishtina që është dhe numri 1 i Kosovës) dhe Hyda Banjska (kosovar që ka jetuar në Gjermani dhe në karrierën e tij ka luajtur edhe turne si profesionist).
Ndërkohë, në orën 14.00 do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër midis Genci Çakçirit (numri 1 i Shqipërisë dhe fitues i këtij turneu vitin e kaluar) dhe Granit Bajraliut (numri 2 i Kosovës).
Finalja do të zhvillohet ditën e martë në orën 14:00. Në turne morën pjesë 36 lojtarë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali I Zi. Kosova përfaqësohej nga 6 sportistë, 4 nga Prishtina dhe 2 nga Prizreni si dhe Hyda Banjska, që ka jetuar në Gjermani. Ai është favoriti kryesor i turneut.
O.S
E Merkure, 29 Tetor 2008