E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqipërisë, turi i parë eliminator

Të mërkurën, Vllaznia, fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë (edicioni 2007-2008), do ta nisë mbrojtjen e trofeut në Librazhd kundër Sopotit ne edicionin e 57-te te saj.

Kampionia e Shqipërisë, Dinamo - e ndodhur po në Grupin A – do të udhëtojë në Patos për t’u përballur me Albpetrolin e Kategorisë së Dytë, por që ka qenë edhe një herë në finale.

Në grupin B, Tirana, kryesuesja aktuale e Kategorisë Superiore dhe finalistja e humbur e edicionit të 56-të të Kupës së Shqipërisë është mysafire në Pukë, ku do të përballet me debutuesit e Kategorisë së Parë, Tërbunin.

Partizani, rekordmeni absolut i trofeve në Kupën e Shqipërisë -15 trofe – do të udhëtojë në Tepelenë për t’u përballur me ekipin me të njëjtin emër, por që militon në Kategorinë e Dytë.

Në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë marrin pjesë 32 ekipe: 12 nga Kategoria Superiore, 16 nga Kategoria e Parë dhe 4 nga Kategoria e Dytë, të cilat janë ndarë në dy grupe (A e B) me nga 16 skuadra.

Sipas skemës, teorikisht në gjysmëfinale mund të kemi çiftet Dinamo-Vllaznia (grupi A) dhe Tirana-Partizani (grupi B).

GRUPI A

Gramozi-Shkumbini
Sopoti-Vllaznia
Pogradeci-Teuta
Dajti-Apolonia
Luftëtari-Kastrioti
Laçi-Skënderbeu
Iliria-Besa
Albpetrol-Dinamo

GRUPI B

Tomori-Elbasani
Tërbuni-Tirana
Nafëtari-Flamurtari
Bilisht Sport-Bylis
Turbina-Lushnja
Skrapari-Besëlidhja
Ada-Burreli
Tepelena-Partizani

*Ndeshjet fillojnë në orën 14:00

Partizani, mbreti absolut i Kupës

Partizani vazhdon të mbretërojë në Kupën e Shqipërisë. Skuadra e kuqe mban rekordin absolut me 15 trofe, duke lënë pas rivalët kryeqytetas Tiranën (13) e Dinamon (13).

Fituesit e Kupave
15 Partizani
13 Tirana
13 Dinamo
6 Vllaznia
3 Teuta
2 Flamurtari
2 Elbasani
1 Apolonia
1 Besa

Finalistët e humbur
8 Partizani
8 Flamurtari
7 Tirana
6 Besa
5 Dinamo
6 Vllaznia
5 Teuta
3 Lushnja
3 Skënderbeu
1 Elbasani
1 Albpetrol
1 Tomori

E Merkure, 29 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›