Na mbytën shqiptarët, Lucerna në Zvicër ka 18
Bledar KUKA- Në gjithë Zvicrën janë rreth 200 000 dhe jetojnë në një mënyrë të tillë që meritojnë të quhen “Kosova e vogël”. Shqiptarët në vendin neutral evropian janë kryesisht nga krahina shqiptare, tashmë e shkëputur nga Serbia, e vetëshpallur e pavarur dhe e njohur nga 51 shtete në botë.
Në një nga qytetet kryesorë të Zvicrës, në Lucernën e bukur turistike, ndodhet edhe klubi i futbollit FC Lucernë (Lucerne, Luzern, Lucerna - sipas francezëve, gjermanëve, italianëve) dhe në të janë të anëtarësuar plot 18 futbollistë me prindër shqiptarë.
Qyteti i vogël me më pak se 60 000 banorë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër, është i vendosur mu në zemër të Zvicrës dhe klubi FC Lucernë është më i njohuri përsa i përket sporteve. Në skuadrën e parë, drejtuar nga ish-lojtari i njohur i Zvicrës Çiriako Sforca, luan mesfushori Burim Kukeli, 24-vjeçar. Kukeli u mor nga FC Shëci këtë verë dhe ka luajtur 10 ndeshje deri tani.
Rexhep Saçi (apo Saqi), i lënë i lirë në korrik e ul numrin e shqiptarëve në 17, por deri sezonin e kaluar ai ishte aty. Gjithsej, për bardheblutë (ngjyrat e qytetit) luajnë gjashtë mbrojtës, shtatë mesfushorë dhe 5 sulmues. Nëse do të huazonin një apo dy portierë, ja ku mund të kishim një Lucernë krejtësisht shqiptare.
Larmi të veçantë kanë moshat e këtyre lojtarëve, të gjithë me origjina nga Kosova apo shqiptarë të Maqedonisë. Më i madhi është pikërisht Kukeli lindur më 1984, ndërsa vazhdojnë “të rinohen” e “vegjëlohen” deri në moshën 12-vjeçare, vitlindja 1996 që e përfaqëson mbrojtësi Endrit Emini.
Siç është normale ndër shqiptarë, gjen aty myslimanë e të krishterë (njëri është Ndue Daka, 14 vjeç, mbrojtës), ndërsa ka që nga emra me kuptim gjeografik (Shkumbin, Burim, Valon), tek ata të ardhur nga vende myslimane (si Rexhep apo Halit), të krishtera (Emanuel, Valentin), me prejardhje si të themi historike shqiptare (Genc) si dhe me kuptim nga jeta (Mërgim, Egzon).
“Ekipi shqiptar” i Lucernës
Burim Kukeli, 16.01.1984, mesfushor
Rexhep Saçi (Saqi), 03.03.1987, mesfushor
Shkumbin Sulejmani, 02.08.1986, sulmues
Valon Elezi, 20.02.1991, sulmues
Mërgim Shoshaj, 1991, sulmues
Met Deva, 18.11.1993, sulmues
Valentin Gjokaj, 23.08.1993, sulmues
Hekuran Kryeziu, 12.02.1993, mbrojtës
Haxhi Neziraj, 16.03.1993, mesfushor
Egzon Ramadani, 05.01.1993, mbrojtës
Halit Bajrami, 11.07.1994, mbrojtës
Ndue Daka, 28.08.1994, mbrojtës
Emanuel Dushmani, 04.03.1994, mesfushor
Genc Krasniqi, 12.02.1994, mesfushor
Edmond Selmani, 31.07.1995, mesfushor
Selim Deva, 22.04.1995, mbrojtës
Ardi Selmani, 05.06, 1995, mesfushor
Endrit Emini, 03.04.1996, mbrojtës
E Merkure, 29 Tetor 2008