Body building, gati për trofeun e vitit
Salla e Akademisë së Arteve në kryeqytet do të jetë më 30 tetor arena e kampionatit kombëtar të body building për vitin 2008. Në këtë aktivitet do të konkurrojnë 25 sportistë.
Sipas titullarit të Federatës Shqiptare te Bodybuilding, Rando Kukeli, i cili ka meritën kryesore në zhvillimin e këtij ‘show’ si dhe të Ministrisë së Sporteve, do të garojnë edhe mjaft sportistë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
“Krahasuar me 2007-n, këtë vit pritet të ketë më shumë rivalitet, kualitet si dhe vihet re një prurje e konsiderueshme nga moshat e reja. Tashmë gjithçka është gati për këtë aktivitet shumë të rëndësishëm kombëtar”, tha për “Panorama Sport”, Kukeli.
Sportistët do të jenë të ndarë në tri kategori: të rinj(deri 21 vjeç), seniorë(nga 21-40 vjeç) dhe veteranë( mbi 41-vjeç). Kampionët e këtyre kategorive do të konkurrojnë me më të mirët e diasporës dhe më pas do të shpallet kampioni mbarëkombëtar.
Kampioni i të rinjve në edicionin e fundit u shpall Marin Meksi. Kampioni i seniorëve u shpall Orgez Prushi dhe kampioni i veteranëve u shpall Gramoz Beshiri. Kampion mbarëkombëtar u shpall kampioni nga Kosova, Flamur Rexha.
Në garën e vetme ndërkombëtare(kampionatin ballkanik), FSHBb-ja u përfaqësua me Alim Hysën, Sokol Matin, Kujtim Pershpalin dhe Çezar Ahmetajn, të cilët u renditën të tretët mes shumë konkurrentëve.
Olgert Serani (Panorama Sport)
E Merkure, 29 Tetor 2008