E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore: 62 % e shqiptarëve jetojnë në varfëri

Tiranë – Në vitin 2008, qeveria shqiptare, përmes Institutit të Statistikave, realizoi matjen e fundit të varfërisë në vend. Rezultati në atë kohë tregoi se numri i individëve të varfër, ata që jetojnë me më pak se 2.5 dollarë në ditë, ishte ulur nga 18.1 për qind në 2005-ën në 12.5 për qind në vitin 2008. Por, ndonëse në ulje, kjo shifër fsheh një të vërtetë tjetër, atë të numrit të individëve që jetojnë pak mbi kufirin zyrtar të varfërisë, ose në atë që quhet varfëri e moderuar. Tre ditë më pare Banka Botërore publikoi një raport të hollësishëm mbi zhvillimet ekonomike në 6 vende të Ballkanit Perëndimor. Raporti që i kushton një pjesë të mirë varfërisë, për Shqipërinë jep shifra alarmante.

Sipas bankës, si askund tjetër në rajon, në Shqipëri pjesa dërrmuese e popullsisë, ose 62.1 për qind e saj, jeton me më pak se 5 dollarë në ditë. Banka thotë se përvec Kosovës, ky është niveli më i lartë i varfërisë së moderuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, me diferenca të theksuara krahasuar me vendet e tjera. Pas Shqipërisë vjen Maqedonia, ku sërish pjesa e popullisë që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është shumë më e vogël rreth 37 për qind, ndërsa në vendet e tjera shifra luhatet nga 14 deri në 16.1 për qind.

Shifrat e bankës dëshmojnë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare, ose 62.1 për qind e tyre janë gjithmonë të kërcënuara nga varfëria ekstreme. Matja e fundit e varfërisë është ajo e vitit 2008, para se ekonomia të goditej nga kriza. Pas këtij viti, rritja ekonomike është përgjysmuar dhe ekspertët druhen se treguesit e varfërisë në vend mund të jenë përkeqësuar.

Banka Botërore parlajmëron se kriza ekonomike po godet më fort familjet e varfëra, të cilat janë duke paguar edhe kostot më të larta. Në një intervistë për top channel, Drejtoresha e bankës në tiranë, ksenia Lvovski, thotë se pas vitit 2008, rritja ekonomike nuk ka qenë pro të varfërve duke shpjeguar dhe arsyet

Sipas bankës, Së pari, gjatë këtyre viteve rritja nuk është shoqëruar me ndonjë ulje të rëndësishme të papunësisë. Së dyti, vetë rritja e dobët ekonomike, për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme si Shqipëria, nuk mund të jetë një rritje që shkon për të varfërit. Këto vende kanë nevojë për një rritje të prodhimit prej 5 apo 6 për qind në mënyrë që të shikohet një ulje e rëndësishme e nivelit të varfërisë.

Në këtë situatë, prej dy vitesh Banka Botërore është duke i bërë thjirje qeverisë që të rrisë mbrojtjen për të varfërit.

Raportet e institucioneve të huaja financiare tregojnë se në Shqipëri vetëm 5 % e popullsisë, zotërojnë 95 % të depozitave bankare, ndërsa, duke dëshmuar një nga vendet ku dispropozcioni në zotërimin e financave eshte skandaloz dhe hendeklu mes të pasurve dhe të varfërve shumë i madh.

Marrë nga TCH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›