Spanja, Eurozona nis punimet për planin e shpëtimit
Bruksel- Kriza në Spanjë ka detyruar ministrant e zonës euro të zhvillojnë një takim ditën e shtunë, për të diskutuar mbi ndihmën ndaj bankave spanjolle.
BBC raporton se thellimi i krizës mundi ti detyrojë drejtuesit e shtetit të kërkojnë ndihmë financiare për shpëtimin e bankave. Një gjë e tillë ka kohë që kundërshthet nga spanjollët.
Pritet që detjaet e takimit të dalin në një konferencë për shtyp, por ajo që dihet është se vendit sipas FMN- së i duhet një shumë prej 40 miliardë dollarësh të thata për të shpëtuar bankat.
Një kërkesë e Spanjës për ndihmë pritet edhe nga Banka Qëndrore, ku sipas tij Spanja duhet të nxitojë pasi vetëm kështu mund ta përballojë krizën.