E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i OSSH, konkurrenca kerkon cmonopolizimin e tregut

Ne prag te kalimit ne administrim privat te sektorit te energjise elektrike, Autoriteti i Konkurrences kerkon cmonopolizimin e tregut. Pas nje hetimi te pergjithshem ne sektorin e energjise elektrike, autoriteti qe pergjigjet per konkurrence te lire ne tregje, ka shperndare disa "detyra" per Ministrine e Energjetikes, Entin Rregullator te Energjise, KESH-in, Operatorin e Sistemit te Transmetimit. Tregu i energjise elektrike ne Shqiperi eshte ne fazat e procesit te liberalizimit, por realizimi i ketij procesi kerkon investime te konsiderueshme. Kryesisht ne burimet e reja energjetike, sistemin e transmetimit dhe ate te shperndarjes per nje eficence reale te tregut dhe per te siguruar sherbimin e detyrueshem publik, te furnizimit te konsumatoreve me energji elektrike, thuhet ne raportin e Konkurrences. Ne rekomandime thuhet se, pervec Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, ne treg duhet te funksionoje Operatori i Furnizimit me Shumice, mundesisht i ndare nga OSSH, qe se bashku me ndermjetesit e tregut te energjise dhe krijimin e nje Qendre Funksionale Dispeceri, do te realizonin nje treg funksional te energjise. Ne kete menyre do te hapet dhe do te rritet konkurrenca si ne krahun e prodhimit ashtu edhe ne tregun e furnizimit me shumice dhe me pakice me energji. Gjithashtu, Komisioni i Konkurrences i ka rekomanduar Entit Rregullator te Energjise Elektrike te rrise mundesine e perfshirjes te sa me shume bizneseve si kliente te kualifikuar, gje qe do ta bente kerkesen me elastike dhe tregun me te hapur. Gjithashtu, Komisioni i Konkurrences ka rekomanduar se, miratimi i tarifave te tregtimit te energjise elektrike duhet bere ne menyre te balancuar dhe pa diskriminime, te cilat duhet te jene te orientuara drejt kostos mesatare te energjise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›