Banka Botërore: Kujdes vendet e varfra!
Në një intervistë të dhënë të dielën, presidenti i Bankës Botërore, Robert Zelik, paralajmëroi se shtetet e pasura duhet të bëjnë kujdes për të mos shkaktuar edhe më shumë vuajtje në vendet në zhvillim teksa përpiqen të rimëkëmbin ekonomitë e veta të lënduara nga kriza financiare aktuale. Vuri theksin mbi faktin që vendet e varfra, të cilat tani po përballen me mbylljen e vendeve të punës, janë shumë të ekspozuara ndaj politikave të ndërmarra gjetiu për shpëtimin e tregjeve financiare.
"Shtetet e zhvilluara kanë garantuar pjesë të konsiderueshme të borxheve bankare. Ndërkaq, shtetet në zhvillim e kanë të vështirë të hyjnë në tregje e të emetojnë bono thesari si garanci", tha Zelik në intervistën e dhënë gjatë një turi në Siçuan, provincë kineze e dëmtuar rëndë nga tërmeti i pranverës së këtij viti. "Është e rëndësishme që vendet në zhvillim të kuptojnë se në një pikë të caktuar do jenë para nevojës së strategjive për tërheqjen e këtyre fondeve garanci ose së paku të jenë në gjendje t‘i mbajnë të disiplinuara", tha numri një i institucionit më të madh bankar në rang botëror. "Nuk po them se diçka e tillë duhet bërë urgjentisht, por po vërej se në rast të kundërt shtetet në zhvillim do vuajnë pasojat".
Banka Botërore bëri me dije javën e shkuar se kriza financiare që ka përfshirë të gjithë tregjet e globit po peshon rëndë mbi ekonomitë në zhvillim. Parashikimet për rritjen ekonomike në këtë grup janë ulur në 4.5 për qind, ndërkohë që për një vit më parë rritja qe 6.3 për qind. "Kjo krizë financiare është shndërruar në krizë ekonomike dhe vitin që vjen do të transformohet në krizë papunësie", nënvizoi Zelik. "Do të kemi përpara një fazë jashtëzakonisht shumë të vështirë".
Shtoi gjithashtu se rimëkëmbja mund të vështirësohej nëse shtetet do t‘i përqendronin përpjekjet brenda kufijve të vet, në kërkim të shpëtimit të ekonomive përkatëse e pa e vrarë shumë mendjen ç‘ndodh me të tjerët. "Druaj se papunësia, veçanërisht e kombinuar me uljen e çmimeve, mund t‘i çojë shtetet drejt prirjeve proteksioniste", vërejti numri një i Bankës Botërore.
Teksa cilësoi si veprim pozitiv masat financiare dhe stimujt fiskalë në Shtetet e Bashkuara e gjetkë, Zelik vërejti se politika të tilla mund të fshehin fidanët e problemeve të së nesërmes, duke shtuar se masa duhen mbajtur në rrugën e duhur përmes mekanizmave të forta disiplinuese.