E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, 90 arrestime gjatë demonstrimit të opozitës

Policia arrestoi 90 pjesëmarrës në një demonstratë të organizuar nga forcat opozitare ruse, në krye të së cilës qëndronte ish-kampioni i botës në shah, Gari Kasparov. "Bëhej fjalë vetëm për përpjekje të veçuara huliganësh në kërkim të veprimeve të paligjshme, por që u mbajtën nën kontroll nga forcat e policisë" tha për agjencinë ruse "Interfax" Viktor Birjukov, drejtori i zyrës së marrëdhënieve me publikun të policisë ruse. Protestuesit u vunë nën arrest teksa i afroheshin një sheshi pranë qendrës së Moskës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›