Banka Botërore: “Shqipëria mbetet me klimë të vështirë për bizneset private”
Për vitin 2008 Shqipëria u rendit me një progres në rritje. Në indikatorët e raportit janë analizuar të gjitha elementet
Ervin Koçi
Institucionet financiare ndërkombëtare kanë konstatuar probleme akoma të mëdha në klimën e zhvillimit të biznesit në vendin tonë. Edhe pse, sipas tyre, vendi ka shënuar progres në këtë drejtim, sidomos gjatë viteve të fundit, përsëri mbeten mjaft mangësi në krijimin e hapësirave të duhura për të zhvilluar dhe për të stimuluar një biznes të sapokrijuar që të ecë. Fenomene si kriza ekonomike, inflacioni, mungesa e besimit te njerëzit, apo dhe korrupsioni dhe burokracitë në administratë, janë penguesit kryesorë të zhvillimit të biznesit në Shqipëri. Lidhur me këto çështje, zyra e Bankës Botërore në Tiranë organizoi dje një sesion të shkurtër informues me gazetarët, mbi indikatorët e raportit "Si të bësh biznes", ku u përfshinë të gjitha hallkat që kishin lidhje me këtë proces. Nga ana e BB-së, gjatë kësaj kohe janë analizuar të gjithë komponentët që kanë lidhje me krijimin e një biznesi të ri, si: fillimi i një biznesi, marrja e lejes së ndërtimit, marrja në punë, regjistrimi i pasurisë, marrja e kredisë, mbrojtja e investitorëve, pagimi i taksave, zbatimi i kontratave, mbyllja e një biznesi. Shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Camille Nuamah, gjatë prezantimit të indikatorëve të raportit "Si të bësh biznes", u shpreh se treguesit e raportit “Të bësh biznes” përqendrohen te rregullat lidhur me ciklin e jetës së një biznesi vendas, që shkon nga biznesi i vogël te biznesi i mesëm, si dhe mbështeten te skenarët e standardizuar të rasteve. Sipas saj, biznesi është i vendosur në qytetin më të përqendruar të çdo vendi, ndërsa vlerësimi bazohet vetëm në sektorë formalë.
Raporti 2009
Shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Camille Nuamah, pritet të prezantojë sot në një konferencë për shtyp rezultatet e raportit vjetor “Si të bësh biznes 2009” për Shqipërinë. Banka Botërore do të prezantojë raportin e fundit për klimën e biznesit në vend, duke analizuar studimin ku përfshihen një sërë indikatorësh. Raporti global i këtij viti "Si të bësh biznes 2008", e radhiti Shqipërinë në vendin e 136-të nga 178 ekonomi të marra në analizë në lidhje me lehtësinë e të bërit biznes. Shqipëria vazhdon që të paraqesë vështirësi të mëdha për të bërë biznes. Megjithëse qeveria ka deklaruar se ka marrë masa për të ulur numrin e procedurave burokratike dhe nivelin e taksave, është Banka Botërore që paraqet një rënie të klasifikimit të vendit tonë në listën e vendeve të marra në shqyrtim nga ana e saj, në raportin e saj për vitin që vjen. Në këtë klasifikim merren rreth 50 tregues, që përcaktojnë edhe shkallën e lehtësive që vendi ofron për të bërë biznes gjatë vitit 2008. Pozicioni i Shqipërisë në listën e 178 vendeve të paraqitura nga ana e BB-së është i përkeqësuar në krahasim me vitin 2007. Në listimin e të bërit biznes, vendi ynë renditet një hap pas Iranit dhe 4 vende sipër Irakut. Në renditjen e bërë nga ana e BB-së, të bie në sy vendi në të cilin bëjnë pjesë fqinjët tanë. Raporti tregon se Shqipëria po arrin vende të tjera në një numër fushash, siç është punësimi i punonjësve, regjistrimi i pronës, shlyerja e taksave, zbatimi i kontratave dhe zhvillimi i veprimtarive tregtare me të tjerë jashtë kufijve. Për shembull, gjatë periudhës që analizohet Shqipëria e lehtësoi barrën e taksave, duke ndryshuar normat e amortizimit dhe duke ulur taksat nga puna dhe kontributet. Përveç kësaj, duke pakësuar numrin e dokumenteve, të ditëve dhe të shpenzimeve të eksportimit dhe importimit, nga 178 vende, Shqipëria nga vendi i 101-të u ngjit në vendin e 70-të përsa i përket lehtësirave për zhvillimin e veprimtarive tregtare me të tjerë jashtë kufijve.
Raporti 2008
Sipas studimit të BB-së, lehtësia e të bërit biznes ndryshon shumë midis qyteteve të Europës Juglindore në bazë të një raporti të mëparshëm. Raporti më i fundit i Bankës Botërore krahasoi 22 qytete lidhur me lehtësinë e të bërit biznes në ndihmë të përmirësimit të konkurrencës dhe krijimit të vendeve të reja të punës, mes të cilave Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia. Raporti i prezantuar në Bitola u përqendrua në katër drejtime të rregulloreve që varen nga legjislacioni vendas dhe zbatimi i tij, fillimi i një biznesi, marrja e licencës, regjistrimi i pasurisë dhe zbatimi i kontratave. Raporti identifikoi reforma, të cilat mund t’i bëjnë qytetet më konkurruese duke zvogëluar shpenzimet dhe risqet e të bërit biznes. Këto përfshijnë konsolidimin e lëshimit të licencave të ndërtimit nëpërmjet ngritjes së “one-stop shop”, prezantimit të regjistrave elektronik të bizneseve dhe përmirësimin e menaxhimit të rasteve në gjykata.
Biznesi në Shqipëri
Nëse një qytet do të adoptonte të gjitha praktikat më të mira që zbatohen në Europën Juglindore, sipas studimit të BB-së, ai do të renditej në vendin e nëntë midis 178 ekonomive të studiuara nga “Të bësh biznes 2008”, i krahasueshëm me renditjen e Irlandës dhe Kanadasë. Kjo nënkupton adaptimin e praktikave më të mira nga Vlora në Shqipëri për të filluar një biznes; Osijeku në Kroaci për të marrë lejen e ndërtimit; Pljevlja në Mal të Zi për të regjistruar pasurinë dhe Zrenjanini në Serbi për të zbatuar kontratat. Kroacia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë renditen ndër 10 vendet e para sa u përket reformave në nivel global vitin e kaluar. Sipas Patricia Rader, drejtoreshë e USAID-it në Shkup, “reformat e biznesit kanë shumë rëndësi për zhvillimin. Investitorët kanë nevojë për siguri, qeverisje të mirë dhe ligj kontraktual dhe rajoni ka nevojë për investime me qëllim stimulimin e zhvillimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.
Qytetet e përshtatshme për të bërë biznes në Shqipëri
Tre qytetet shqiptare, Shkodra, Vlora dhe Tirana renditen ndër vendet e para në 22 qytete të rajonit për lehtësitë e të bërit biznes. Në këtë studim për vitin 2008, të prezantuar nga BB-ja, Shqipëria renditej ndër më të mirat në mundësitë për hapjen e një biznesi, numrin e ulët të procedurave dhe kursimin e kohës në një ditë për fillimin e një biznesi nëpërmjet "one shop stop"-eve. “Një sipërmarrës, i cili nis një biznes në Vlorë ka nevojë vetëm për 7 ditë për të regjistruar biznesin e tij, njësoj si në Paris ose Lisbonë”, - deklaronte Banka Botërore në studimin e saj për vitin 2008. Në Mostar të Bosnjës ky proces zgjat 9 herë më gjatë, njësoj si në Lubjanë (Slloveni) dhe Mbabane (Suedi). “Lejet e ndërtimit janë të shtrenjta kudo në rajonin e Europës Juglindore, por Tirana është më pak e kushtueshme në nivelin e 461 për qind të të ardhurave për frymë”, - thanë zyrtarët e BB-së. Zbatimi i një kontrate lidhur me një mosmarrëveshje të thjeshtë tregtare realizohet për rreth 10 muaj në Zrenjanin (Serbi) dhe për më shumë se 4 vjet në Banja Lluka (Bosnjë-Hercegovinë).
10 Shtator 2008