E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 39 vjeçarit, dyshohet se i vuri zjarrin me dashje pronës së fqinjit



Tiranë – Një banor i fshatit Zhurje u vu në pranga pasi dyshohet të jetë personi që i vuri zjarrin pronës së bashkëfshaterit të tij. Burimet policore thanë për gazetën se dje u krye arrestimi në flagrancë i Ylli Dardhës, 39 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë konsumuar veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Më konkretisht Dardha mendohet se është autor i vënies së zjarrit, të ullishtave në fshatin Zhurje Ndroq, ngjarje kjo e ndodhur me datë 07.09.2008, rreth orës 11:00. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se është djegur me dashje një sipërfaqe prej 5 dylymë tokë dhe 20 rrënjë ullinj. U kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë.

9 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›