E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore: Shqipëria, me rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Reformat dhe revolucioni fiskal janë cilësuar prej ekspertëve të Bankës Botërore si faktorët sekretë të rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare si dhe të imunizimit të saj nga kriza ekonomike. Për 2009-n, rritja ekonomike parashikohet të jetë mbi 3 %, ndërkohë që moderimi i kësaj shifre është regjistruar vetëm për shkak të rënies së dërgesave nga emigrantëtBanka Botërore parashikon një rritje ekonomike për Shqipërisë deri në 3 për qind, më e larta kjo në rajon. Reformat e qeverisë dhe revolucioni fiskal i vlerësuar edhe nga institucionet më të fuqishme ekonomike, bënë të mundur që ekonomia shqiptare të mos prekej nga kriza e rëndë globale gjatë vitit 2009, por gjithsesi pa iu shmangur efekteve të saj. Në një kohë kur një pjesë e mirë e vendeve të BE ranë në recension të thellë ekonomik, duke ulur pagat dhe ndërprerë investimet, Shqipëria, në raport të kundërt,  realizoi rritjen më të madhe të pagave dhe pensioneve e njëherazi shumëfishimin e fondeve investuese. Ndonëse nuk u shmangën efektet e krizës ekonomike globale, përsëri Shqipëria qëndroi mbi vendet e rajonit për stabilitetin ekonomik, ndërsa e njëjta situatë parashikohet edhe gjatë 2010-ës. Raporti Vjetor i Bankës Botërore, i publikuar dje, parashikon që për këtë vit ekonomia shqiptare të ketë një rritje prej afërsisht 3 për qind, rritje kjo më e larta në rajon dhe ndër më e madhja në Europë. Në raportin e ri të BB përmendet edhe niveli i lirisë ekonomike ku në nivel botëror kjo liri ra ndjeshëm vitin e kaluar ndërsa qeveritë ndërhyn për të ndalur krizën ekonomike. Indeksi favorizon vendet që nxisin tregun e lirë. Vendet që shpenzuan më shumë për të mposhtur recesionin u radhitën më poshtë në klasifikim.Shtetet e Bashkuara që shpenzuan miliarda dollarë për paketën e stimulimit të ekonomisë ishin vendi i tetë më i lirë duke rënë nga pozicioni i vendit të gjashtë që mbanin në raportin e një viti më parë.Në përgjithësi thotë raporti, mbrojtja e të drejtës së pronësisë është e dobët. Regjistrimi i pasurisë është përmirësuar, por siguria e të drejtës së tokës vazhdon të jetë problem në zonat bregdetare ku ka potencial për zhvillimin e turizmit.Me vështirësi, por bota më në fund po del nga kriza financiare. Në raportin vjetor për parashikimin ekonomik të globit, Banka Botërore thotë se këtë vit bota do të ketë një rritje ekonomike në masën 2.7 për qind. Megjithatë sipas bankës kjo rritje do të jetë më e ulët nga fundi i vitit kur të fillojë të zbehet efekti i masave stimuluese që kanë marrë qeveritë në vende të ndryshme.Banka Botërore vëren se një prej shteteve që ka nisur vrapin drejt rimëkëmbjes është Kina. Ekonomia e saj është rikthyer në ritmet e rritjes dyshifrore duke arritur nivelin e 10.7 përqindëshit. Kjo do të thotë se ekonomia kineze ia ka kaluar asaj të Japonisë dhe është e dyta në botë pas ekonomisë amerikane. Para një viti ekzistonte shqetësimi se rritja ekonomike në Kinë do të ishte shumë e dobët, ndërsa tani ka shqetësim se ritmet e rritjes ekonomike mund të forcohen më shumë se ç’duhet....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›