Bojkoti, një strategji absurde që nuk i errëson dot Shqipërinë dhe zgjedhjet e 28 qershorit
Zëvendëskryeministri Ilir Meta, takon homologun e tij sllovakZëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, ka marrë një tjetër garanci dje për liberalizimin e vizave brenda afatit të paralajmëruar nga Komisioni Evropian. Ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, u shpreh gjatë takimit të zhvilluar me homologun shqiptar Ilir Meta, se hyrja e Shqipërisë në “Schengen” do të bëhet fakt i kryer brenda 6 mujorit të parë të këtij viti. Lajçak deklaroi se nuk do të ketë asnjë lloj vonese nga ana e KE, madje siç pretendoi ai, mund të ketë afrim të datës së nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë shqiptare. “Sllovakia mbështet plotësisht procesin për liberalizmin e vizave për shtetasit shqiptarë. Unë gjithashtu dëshiroj që të përshëndes dhe të përgëzoj, për përparimin e madh që ka bërë vendi juaj në këtë proces dhe konfirmoj se brenda këtij viti, për shtetasit shqiptarë do të jetë i mundur plotësisht udhëtimi në vendet e BE-së pa viza. Meqenëse Sllovakia është anëtare e Bashkimit Europian, e zonës ‘Shengen’ ashtu dhe e eurozonës, unë i ofrova kolegut tim të nderuar z. Meta gjithë përvojën, eksperiencën dhe ekspertizën tonë në këtë drejtim me qëllim që edhe juve të bëheni sa më shpejt anëtar të këtyre drejtimeve”, u shpreh ministri i Jashtëm i Republikës së sllovakisë, Miroslav Lajçak.Për sa i takon integrimit në Bashkimin Evropian, kryediplomati i Bratislavës, Miroslav Lajçak nënvizoi se Sllovakia mbështet plotësisht këtë hap të Shqipërisë. “Në lidhje me Bashkimin Evropian, më duhet të shtoj Sllovakia mbështet plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Unë e përgëzova kolegun tim z. Meta për përparimin që ka zhvilluar vendi juaj gjatë kësaj periudhe. Ndaj ne shpresojmë dhe mendojmë plotësisht që vendi juaj brenda një periudhe të shkurtër kohore do të plotësojë dhe do të dërgojë Pyetësorin në Komisionin Evropian dhe KE nga ana e tij, gjithashtu brenda një periudhe të shkurtër do të përgatisë opinionin e tij për të shkuar më tej në Këshillin e Ministrave për procedurat e mëtejshme”, deklaroi ministri i jashtëm sllovak, Lajçak.Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, u shpreh se mbështetja e Sllovakisë në proceset e integrimit ka qenë evidente, ndërsa theksoi angazhimin e qeverisë në mbylljen me sukses të proceseve të integrimit. “Shpreh falënderimin tonë për të gjithë mbështetjen që Sllovakia ka dhënë jo vetëm për t’u bërë anëtar të NATO-s, por në gjithë proceset integruese të Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë do të falënderoja Ministrin e Jashtëm Lajçak dhe për gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen sa më konkrete për Shqipërinë edhe në drejtim të procesit tonë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe njëkohësisht për liberalizimin e vizave”, u shpreh Meta.Zëvendëskryeministri shtoi se, “vizita e Lajçak si ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë është shumë e rëndësishme sepse ajo hap një kapitull të ri të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Sllovakisë duke përuruar dhe ambasadën e re të Sllovakisë nesër në Tiranë. Ne kemi rënë dakord për t’i zhvilluar me një intensitet të ri marrëdhëniet tona mes dy vendeve, të cilat janë të shkëlqyera nga pikëpamja politike. Natyrisht që ne nuk jemi të kënaqur për nivelin aktual të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, por jemi të vendosur për të ecur sa më shpejt në këtë drejtim, duke vazhduar së shpejti me nënshkrimin e ‘Marrëveshjeve për eliminimin e taksimit të dyfishtë dhe nxitjen e mbrojtjen e investimeve’”, tha ministri i Jashtëm.Në konkretizimin e marrëdhënieve bashkëpunuese mes dy vendeve, qeveria e Sllovakisë hapi pak ditë më parë Ambasadën sllovake në Tiranë, ndërsa i njëjti angazhim u konfirmua edhe nga Tirana zyrtare. “Dua njëkohësisht ta siguroj kolegun tim se brenda këtij viti do të inaugurojmë edhe Ambasadën e Shqipërisë në Bratisllavë, tha Meta, duke shtuar se, viti 2010 do të jetë një vit historik për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Sllovakisë”. Për sa i takon bashkëpunimit mes dy vendeve, në të njëjtën linjë u shpreh edhe ministri i Jashtëm i Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajçak. Ai theksoi se ato janë në rrugën e intensifikimit, ndonëse tendenca është që të nxitet dhe të zhvillohet më tej dialogu politik në nivel ekspertësh edhe më lart.Lajçak vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e vlerësuar këtë si një moment madhor, ndërsa shtoi se të dy vendet janë pjesëmarrëse në nisma të përbashkëta paqeruajtëse si në Afganistan etj. Me kryetaren e Kuvendit: “Bojkoti, absurd, OSBE/ODIHR vlerësim pozitiv për zgjedhjet”/Kursi politik që po ndiqet kaherë nga opozita shqiptare, ka krijuar një opinion aspak pozitiv te kancelaritë perëndimore, të cilët dita-ditë shohin me dyshim çdo lëvizje që propagandon Edi Rama, duke u konfirmuar dukshëm kundër institucioneve demokratike. Reagimi më i fundit vjen nga ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i cili u shpreh se me një bojkot të tillë është shkelmuar institucioni i vlerësimit të votës, OSBE/ODIHR. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, Lajçak, deklaroi se institucioni ndërkombëtar për vlerësimin e zgjedhjeve OSBE/ODIHR ka dhënë një vlerësim plotësisht pozitiv për procesin e 28 qershorit, duke vlerësuar përmes një raporti të gjatë të mirat dhe nga ana tjetër edhe ato pak defekte të vërejtura. “Zgjedhjet e fundit në Shqipëri përmbushën standardet e kërkuara. OSBE/ODIHR si vlerësues të zgjedhjeve, në gjykimin përfundimtar konstatuan se zgjedhjet e fundit në Shqipëri përmbushën standardet”- u shpreh Lajçak.Në vijim të bisedimit, kryetarja e Kuvendit, mori garanci të plotë për mbështetjen e Sllovakisë ndaj Shqipërisë në përshpejtimin e proceseve integruese në Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtëm sllovak, Lajçak tha se “e kam vizituar Shqipërinë në vitin 2005 dhe progresi që shoh sot është mbresëlënës dha në këtë kontekst Sllovakia e konsideron të rëndësishëm intensifikimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me Shqipërinë me një tregues konkret të vizitës sime - përurimi i ambasadës sllovake në Tiranë”. Gjithashtu, ai vlerësoi Shqipërinë si faktor konstruktiv në rajon. Ministri sllovak u shpreh mjaft i impresionuar nga ecuria dinamike në plotësimin e pyetësorit nga autoritetet shqiptare. Lajçak ftoi Kryetaren e Kuvendit për të vizituar Sllovakinë, ndërkohë që Topalli i kërkoi Lajçak t’i përcjellë nga ana e saj të njëjtën ftesë homologut të saj sllovak....