Banka Botërore: Shqipëria,problem shteti i së drejtës
Problemet me sistemin e drejtësisë vazhdojnë të mbeten pika e dobët e qeverisë shqiptare.
FABIOLA ÇELA
Ndërsa për sa i përket korrupsionit, Shqipëria ka bërë hapa përpara, por përsëri vazhdon të jetë shumë prapa vendeve fqinje. Sipas një raporti të hartuar nga studiues të Bankës Botërore për treguesit botërorë të qeverisjes, këtë vit Shqipëria ka bërë përmirësime të vazhdueshme në të gjashtë treguesit e qeverisjes, me arritje më të mëdha në cilësinë rregullatore dhe lirinë e fjalës dhe përgjegjshmërinë, ku Shqipëria tashmë renditet në 50% e vendeve t para ose më sipër.
Liria e fjalës
Treguesi i parë i këtij raporti është pikërisht liria e fjalës dhe përgjegjshmëria. Që prej vitit 1998, kur Shqipëria u rendit tek 37% i fundit, vendi ka bërë përmirësime të konsiderueshme deri në vitin 2007 me një ekuivalent të ri të renditjes tek 50 përqindëshi i parë, ose dhe më shumë nga 212 vende në total. Por gjithsesi, Shqipëria mbetet disi më mbrapa sesa vendet fqinje, duke përfshirë këtu Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë, duke mbetur kështu nën mesataren rajonale.
Stabiliteti politik
Në vitin 2007, Shqipëria ka bërë përmirësime në treguesin e stabilitetit politik, duke i lënë mbrapa tashmë 34.6% të vendeve të tjera. Në krahasim me vendet fqinje, vetëm Mali i Zi ka shënuar një tregues më të lartë se Shqipëria në stabilitetin politik, ndërsa vende të tjera si Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia kanë mbetur mbrapa. Por edhe për këtë tregues, pavarësisht përmirësimit të bërë, Shqipëria mbetet shumë më mbrapa sesa mesatarja rajonale e Evropës Lindore dhe Balltikut.
Efikasiteti i qeverisë
Deri tani, Shqipëria ka përjetuar përmirësime graduale në këtë tregues dhe këtë vit ka arritur tek përqindëshi i 43-të, megjithëse mbetet mbrapa mesatares rajonale të Evropës Lindore dhe Balltikut. Duhet theksuar se, ndërkohë që Shqipëria ka patur përmirësime në këtë tregues, rajoni më i gjerë i Evropës dhe Azisë Qendrore në një mesatare të përgjithshme ka shënuar përmirësime këtë vit. Megjithatë, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi janë të gjitha vende që po performojnë më mirë sesa Shqipëria, ndërsa Bosnjë-Hercegovina mbetet mbrapa.
Cilësia rregullatore
Ka pasur një përmirësim të ndjeshëm në treguesin e cilësisë rregullatore krahasimisht me vitin e kaluar, një tregues ky ku Shqipëria vazhdon të renditet tek më të mirët, në 56% e parë, midis gjithë treguesve dhe duke kryesuar të gjitha vendet fqinje, duke përfshirë Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë. Mesatarja rajonale e Evropës Lindore dhe Balltikut është në 68% e parë.
Shteti i së Drejtës
Në këtë tregues qeveria shqiptare vazhdon të jetë shumë prapa. Shqipëria vazhdon të mos performojë mirë tek shteti i së Drejtës. Ky tregues vazhdon të jetë treguesi më i keq i performancës dhe relativisht ato shumë pak përmirësime nuk e kanë ndihmuar dot Shqipërinë t’i largohet zonës së “kuqe” (nga 0 – 25% i fundit të listës). Në vitin 2007, vetëm 28% e vendeve u vlerësuan më keq. Shqipëria mbetet shumë mbrapa mesatares së Evropës Lindore dhe Balltikut (54%) për këtë kategori. Serbia, Mali i Zi, Bosnjë–Hercegovina dhe Maqedonia, të gjitha kanë performuar shumë më mirë se Shqipëria në këtë kategori, e cila mbetet gjithashtu mbrapa mesatares së vendeve me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
Kontrolli i korrupsionit
Përmirësimi më i madh është parë tek kontrolli i korrupsionit, ku Shqipëria nga viti 2006 në vitin 2007 kërcen nga 20% tek 37%. Megjithatë, pavarësisht nga ky përmirësim, Shqipëria renditet më poshtë se mesatarja e Evropës dhe Azisë Qendrore, mesatarja e Evropës Lindore dhe Balltikut (57%) dhe ajo e vendeve fqinje. Shqipëria vazhdon të performojë shumë më keq sesa Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.
Treguesit
• Vendi ka bërë përmirësime të konsiderueshme deri në vitin 2007 për sa i përket lirisë së fjalës dhe përgjegjshmërisë me një ekuivalent të ri të renditjes tek 50 përqindëshi i parë.
• Shqipëria ka bërë përmirësime në treguesin e stabilitetit politik, duke i lënë mbrapa tashmë 34.6% të vendeve të tjera.
• Shqipëria ka përjetuar përmirësime graduale për sa i përket treguesit të efikasitetit të qeverisë dhe ka arritur tek përqindëshi i 43-të.
• Ka pasur një përmirësim të ndjeshëm në treguesin e cilësisë rregullatore krahasimisht me vitin e kaluar.
• Shqipëria vazhdon të mos performojë mirë tek shteti i së Drejtës. Ky tregues vazhdon të jetë treguesi më i keq i performancës.
• Përmirësimi më i madh është parë tek kontrolli i korrupsionit, ku Shqipëria nga viti 2006 në vitin 2007 kërcen nga 20% tek 37%.