E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Durrësit, 1100 kuota me kriteret e Bolonjës

Universiteti i Durrësit do të ketë këtë vit 1100 kuota pranimi. 

Rektori i këtij universiteti Mit’hat Mema me anë të një konference për shtyp, ftoi të gjithë maturantët, që të nisin studimet në degët që ofrohen. Ai nënvizoi se, edhe pse është shkolla e lartë publike më e re në vend, ka në qendër të vëmendjes cilësinë e mësimdhënies për studentët. Shkolla e Lartë Profesionale në degët Bachelor Infermieri, Asistent Ligjor, Specialist Rrjetesh Kompjuterike, Ndihmës Dentist, Asistent/ Administrativ, Menaxhim Ndërtimi, Teknologji Automobilash, si dhe Menaxhim Transporti Detar e Tokësor janë programet kryesore të studimit në këtë universitet. Ndërkaq, studentët që përfundojnë studimet në degët që ofrohen pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Administrimit, Fakultetit të Edukimit dhe dega e Infermierisë së Përgjithshme pranë Shkollës së Lartë Profesionale, duhet të kualifikohen në të 180 kreditet ETCS dhe kanë një kohëzgjatje minimale prej 3 vitesh. Degët e tjera pranë Shkollës së Lartë Profesionale, janë programe studimi për degë të natyrës profesionale shumë të kërkuara nga tregu i punës. Kohëzgjatje normale e këtyre degëve është minimalisht 2 vite akademike dhe me përfitimin e 120 krediteve ETCS, bazuar në nenin 26 pika 4 përfitojnë Diplomë. Edhe për këto degë, diploma e lëshuar bën të mundur transferimin e krediteve të përfituara, në universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit, për të përfituar diplomë të një niveli më të lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›