E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore dhe zyrtarë të huaj fshehën informalitetin e Fondacionit fantazëm të Soros

>Ja se si mashtroi Fullani institucionet ndërkombëtare për skemën Besa
Dhjetra miliona dollarë që George Soros kërkon të përvetësojë sot nga Fondacioni Besa, janë paratë e shqiptarëve. Ato janë përvetësuar nga Soros në katër forma kryesore:
1. nga grantet gjigande dhe absurde që i kanë dhuruar qeveritarët shqiptarë në vite, fonde të cilat burojnë nga taksat e shqiptarëve dhe që të gjitha OJFtë shqiptare bashkë nuk i kanë marrë kurrë nga Qeveria Shqiptare,
2. nga çlirimi nga detyrimet fiskale që zyrtarët e korruptuar shqiptarë i kanë bërë Fondacionit Besa, para që nuk kanë shkuar për të ndërtuar shkolla, spitale apo rrugë,
3. nga ndihmat dhe kreditë e buta që qeveritë e huaja dhe institucionet ndërkombëtare i japin Shqipërisë të cilat shteti Shqiptar ose i ndërmjetëson ose bëhet garant, të cilat Besa i merr dhe i jep me përqindje 10 herë më të larta
4. nga përiqndjet e larta që iu merren kredimarrësve në një treg kredish
Nëpërmjet këtij mekanizmi që funksionon nëpërmjet korruptimit të qeveritarëve shqiptarë, diplomatëve dhe zyrtarëve të huaj, Soros ka arritur që ta kthejë Fondacionin Besa në një minierë floriri që e rreshton këtë spekulacion në një ndër rastet më tipike të teknikave Sorosiane që nëpërmjet kapjes së shtetit, shoqërisë civile dhe medias arrin të sigurojë qindra miliona dollarë fitime.
Nëpërmjet këtyre formave, Soros pret nga Fondi Besa që në 3 vitet e ardhshme, 2009 -2011, të sigurojë nga disbursimet e kredive (që i ka dhënë shqiptarëve nëpëmrjet parave të vetë shqiptarëve), një shifër marramendëse prej 150 milionë dollarësh. Dhe duhet mbajtur gjithmonë parasysh që Soros në këtë biznes ka hedhur vetëm 1 milionë dollarë.
I gjithë ky menkanizëm i suksesit të Soros është fshehur pas shoqërisë civile sepse biznesi Besa u krijua në vitin 1998 si një organizatë jofitimprurëse që do të luftonte në Shqiëpri varfërinë.
Soros krijoi që në vitet 1998-2000 një numër të madh organizatash joqeveritare të cilat në fillim shkatërruan të gjithë sektorin joqeveritar shqiptar që më pas të mbeteshin në majë të tij si përfaqësues të vetëm të shoqërisë civile. Më pas, të gjitha bashkë shërbyen dhe shërbejnë për të mbrojtur interesat financiare të Soros në Tiranë. Mbështetja kolektive e këtyre organizatave për Edi Ramën dhe ndihma e koordinaur nga Neë Yorku që i dhanë atij për të marrë drejtimin e PSsë dhe fitoren e vazhdushme në zgjedhjet lokale, është vetëm një pjesë e këtij mekanizmi të mbrojtjes së interesave financiare të Soros në Shqiëpri. Sasia e parave që Soros po fiton në Shqiëpri i ka kaluar me kohë 100 milionë dollarët por plani i tij për të fituar në të ardhmen është shumë herë më i madh nëse skema e tij politike dhe financiare do të funksiojë sipas parashikimeve të tij.
Vetë Lëvizja MJAFTG99 është vetëm një ndër instrumentet mafiozë të ushtrimit të presionit politik dhe mediatik mbi qeveritë e ndryshme socialiste dhe demokrate për të garantuar fitimet dhe spekulacionet financiare të Soros në Shqipëri.
Por në këtë skemë janë përfshirë edhe diplomatë të huaj të cilët kanë mbështetur dhe favorizuar skemat e Soros duke lejuar që paratë e institucioneve dhe të taksapaguesve europianë dhe amerikanë, të përdoren për të mbushur xhepat e Soros.
Operacioni i pastrimit dhe riciklimit të parave të Fondacionit Besa drejt Besa sh.a. nëpërmjet kalimit të tij tek fondacioni tjetër Albanian Besa Capital, është vetëm një skemë tipike e lojës së ofshorëve sorosianë në Bursën e Ëallstreetit. i gjithë ky operacion është kryer nën një lehtësim të frikshëm ndërkombëtar të diplomatëve gjermanë, spanjollë, zviceranë, amerikanë, të Bankës Botërore, UNDP dhe të OSBEsë, të cilët kanë heshtur për të vërtetën e veprimtarisë kriminale financiare të Soros në Shqipëri duke u implikuar kështu në një skemë mashtrimi financiar ndërkombëtar.
Deri më tani rezultojnë mbi 11 diplomatë dhe zyrtarë të huaj të implikuar në fshehjen e të dhënave reale të skemës spekulative BESA dhe parave të Bankës Botërore, të Këshillit të Europës, të Qeverisë Spanjolle, Qeverisë Zvicerane, DeutcheBank dhe shumë institucioneve të tjera, paratë e të cilave sot janë duke u ricikluar dhe qarkulluar në skemën e paligjshme dhe grabitëse Soros.
Arsyet se pse diplomatët apo zyrtarët e huaj kanë mbrojtur këtë skemë mund të jenë shumë por të përbashkët ato kanë minimalisht të njëjtin përcaktim: abuzim me detyrën duke u sjellë dëme institucioneve që përfaqësojnë.
Pavarësisht se në vitin 1998, raporti i auditimit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit argumentonte se fondet e mikrokredisë urbane nuk kishte arsye se pse i duheshin dhënë Sorosit, zyrtarët e Bankës Botërore e mbrojtjën Sorosin duke kërkuar që paratë e taksapaguesve shqiptarë tI kalonin Soros në formë dhurate ndërkohë, që shteti shqiptar edhe sot e kësaj dite i paguan Bankës Botërore interesat dhe këstet e kredive që i ka dhuruar Soros që në 1999. për tI mbyllur gojën KPMGsë, Soros sot e ka future KPMGnë, në Bordin e Fondit Besa sh.a., por raportet e vjetra dhe të reja, disponohen nga gazeta Sot, ndaj dhe ato nuk mund të manipulohen
Në mënyrë të veçantë rezulton se zyrtarët e Tiranës së Bankës Botërore kanë qenë në dijeni të plotë që në Prill 2008 mbi faktin e rëndë se Fondacioni Besa nuk ka pasur liçesnë dhe i gjithë aktiviteti i saj financiar është i paligjshëm dhe përgjegjësit dënohen sipas ligjit me 3-7 vjet burg. Dhe megjithëse ka qenë në dijeni, këta zyrtarë nuk ka reaguar.
Por ajo që të bën më shumë përshtypje në skemën spekulative Soros, është arma sekrete e Soros në këtë skemë: kontrolli mbi Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.

Si manipuloi Fullani paligjshmërinë e Besës në Raportin Vjetor të Mbikqyrjes 2007 të Bankës së Shqipërisë

Siç kemi publikuar me dokumenta edhe në numrat e mëparshëm të Gazetës Sot, Guvernatori Fullani ka mashtruar në Raportin Vjetor të Mbikqyrjes 2007 të Bankës së Shqipërisë duke spekuluar me një paragraf mashtrues mbi Fondacionin Besa e cila ka shërbyer si mburojë e Besës përballë të gjithë institucioneve ndërkombëtare dhe atyre shqiptare.
Në të dhënat e Raportit Vjetor të Mbikqyrjes 2007 të Bankës së Shqipërisë fq. 15, Kapitulli 2. Licensimi, nënkapitulli 2.1. Dhënie Licensash, Miratime, shkruhet:
Po gjatë këtij viti, u paraqit kërkesa nga Fondi Besa për marrjen e licensës si subjekt jobankë, në zbatim të vendimit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 87, dt. 16.11.2005 Për shfuqizimin e vendimit nr.26, datë 29.03.2000 të Këshillit Mbikqyrës.
Ky paragraf i vetëm që flet për Fondin Besa dhe jo për Fondacionin Fondi Besa është një mashtrim dhe spekulacion i pastër që në 2007 i Guvernatorit Fullani, pasi e vërteta është se Fondacioni Besa nuk mund të aplikonte si Fondacion pasi sipas ligjit të vetmet subjekte janë shoqëritë aksionere. Këtu është luajtur me termin Fondi Besa në mënyrë që lexuesit e Raportit të mos e marrin vesh që Besa nuk ka qenë sh.a. në 2007 dhe asnjë subjekt që nuk është shoqëri tregtare nuk ka të drejtë aplikimi. Kjo do të ishte njësoj sikur një mashkull të thotë se ka paraqitur aplikimin për të marrë pjesë në konkursin Miss Albania ndërkohë që dihet se aplikimi i tij as nuk mund të quhet.
Sic bëhet e qartë nga vetë forma e aplikimit, dhe vetë rregullat e Bankës së Shqipërisë, Fondacioni Besa i Soros nuk ka pasur të drejtë të aplikojë pasi e drejta për të aplikuar i jepet vetëm subjekteve që operojnë sipas ligjit të shoqërive tregtare aksionere dhe Besa nuk ka qenë e tillë.
Mashtrimi me terminologji i Fullanit ka qenë një lojë për të fshehur skemën Soros, një alibi për të lejuar vazhdimin e veprimtarisë financiare kriminale të Besës, ndërkohë që minimumi që duhet të kishte Raporti Vjetor i Mbikqyrjes 2007 të Bankës së Shqipërisë do të ishte publikimi i një informacioni real mbi mungesën e liçensës së Fondacionit Besa dhe paligjshmërinë e dhënies së kredive që në Qershor 2007. Por në rast se Fullani do të kishte thënë të vërtetën dhe nuk do të kishte botuar fjalë fluide dhe të paqarta, organet e Prokurorisë, Drejtoria e Tatim Taksave, Drejtoria e Krimit Ekonomik në Ministrinë e Brend

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›