Fshehja e të dhënave të Mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës së bankës së Shqipërisë në dt 14 janar

>Mashtrimi i Fullanit me Liçensën nr 10
Prej muajsh, virusi i frikës që ka kapur strukturat dhe njerëzit e Soros në Tiranë nga denoncimet e gazetës Sot, ka sjellë fshirjen e shumë faqeve online, heqjen e pjesshme të materialeve por edhe korigjimin e tyre pas denoncimeve të vazhdueshme në dosjerët e publikuar. Ky virus frike ka përfshirë edhe faqen online të Bankës së Shqipërisë, e cila këto ditë po përdoret si instrument mashtrimi apo fshehjeje të të dhënave që implikojnë drejtpërdrejt Guvernatorin Fullani dhe Besën e Soros.
Sipas të dhënave të Gazetës Sot në dt. 13 janar 2009, Guvernatori Fullani u denoncua hapur për shpikjen e një license me nr. 10 për Fondin Besa sh.a. të dhënë në dt. 26 Dhjetor, licensë që nuk është në kompetencë të Guvernatorit pasi ai mund të japë vetëm licensa paraprake të cilat mund të publikohen vetëm në rast se janë miratuar nga Këshilli Mbikqyrës. Duke qenë se tashmë është vërtetuar se në dt. 26 Dhjetor 2008 nuk ka pasur ansjë mbledhje të Këshillit Mbikqyrës së Bankës dhe mbledhja e vetme që është zhvilluar që nga dt. 24 Dhjetor 2008 ka qenë ajo e dt. 14 janar 2009, na lind e drejta që të kërkojmë informacion online. Në faqen online ka informacion të rregullt mbi mbledhjet e Këshillit Mbikqyrës dhe vendimet që merren.
Por në rast se hap sot faqen online të Bankës së Shqipërisë, të bën përshtypje fakti se megjithëse rregulloret kanë parashikuar qartë publikimin e vendimeve të Mbledhjeve të Këshillit Mbikqyrës, nuk ka asnjë të dhënë për vendimet e marra në mbledhjen e dt. 14 janar 2009.
Arsyeja se pse Fullani, fsheh të dhënat e kësaj mbledhje është shumë e thjeshtë. Guvernatori i Soros në Tiranë, nuk di se çfarë të shkruajë në faqen e tij online. Sepse, nga njëra anë, përpjekja e tij për të shpikur një liçensë të paligjshme me nr. 10 kërkon edhe bashkëpunimin në falsifikimin e dokumentave zyrtare të 8 anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Nga ana tjetër, ai kërkon që të mbajë në heshtje skandalin Besa në të cilin ai është i implikuar kokë e këmbë sepse është produkt i konfliktit të hapur të interesit që ai ka me këtë subjekt.
Sipas aktit të themelimit të Fondacionit Besa, i cili përgjatë 2007 dhe 2008 (por edhe sot që po lexohet gazeta) vazhdon të ushtrojë aktivitet financiar kriminal (sipas Nenit 6 dhe 90 të Ligjit nr. 9662), Themelues është Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë Soros, ku Kryetare e Bordit të tij ka qenë bashkëshortja e tij e cila është shpërblyer nga Presidenti Topi disa muaj më parë duke u emëruar Anëtare e Gjykatës së Lartë. Duke qenë se në këtë lobim kanë marrtë pjesë aktivisht njerëzit e mafies sorosiane në Tiranë, kuptohet lehtë se qëllimi kryesor ka qenë neutralizimi në Gjykatën e Lartë të vendimeve penale që do të ndërmerren ndaj autorëve të skandalit Besa.
Konflikti i hapur i interesit i Guvernatorit Fullani, i cili ka fovorizuar në një veprimtari financiare kriminale Fondacionin e paliçensuar të Soros për të dhënë kredi, po e detyron atë, që të fshehë informacionin për mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës së dt. 14 Janar 2009, fshehje që vetë rregulloret e bankës e ndalojnë.
Po tI referohemi dokumentit Politika Operative e Mbikëqyrjes së miratuar nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, në kapitullin II. Procedura të zbatimit të funksionit mbikëqyrës, paragrafi Publikimi, thuhet shprehimisht:
Çdo ndryshim i miratuar në kuadrin licencues dhe rregullativ, bëhet i njohur për departamentet në Bankën e Shqipërisë dhe publikohet sipas procedurave dhe detyrimeve përkatëse, në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë, në faqen zyrtare të Internetit të Bankës së Shqipërisë etj.. Cdo ndryshim si më sipër, për efekt të publikimit në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, përkthehet edhe në gjuhën angleze.
Siç shihet, fshehja e të dhënave nga Guvernatori Fullani, është një shkelje e hapur e vetë rregullave të brendëshme të Bankës por tregon edhe krizën e madhe të tij në raport me skandalin Besa për hir të së cilës ai dhe njerëzit e Soros në Tiranë po ushtrojnë presion të plotë për të thelluar implikimin e tyre në këtë veprimtari financiare kriminale.