E Shtunë, 31 Tetor 2026

Importet, në 11 muaj hynë mallra me vlerë 395 miliardë lekë



Ndonëse viti 2008 mund të konsiderohet si viti kur nisi të shfaqet kriza globale dhe ekonomitë e vendeve më të zhvilluara nisën të lëkunden, në Shqipëri të dhënat mbi importet tregojnë të kundërtën. Kërkesa për importe ka qenë në rritje gjatë gjithë 11 muajve të vitit 2008 dhe të dhënat tregojnë se në këtë periudhë është rritur niveli i importeve krahasuar me vitin e kaluar. Shkëmbimet tregtare të vendit tonë gjatë 11-mujorit të vitit 2008 (janar-nëntor), kanë qenë në rritje në krahasim me një vit më parë, bëjnë të ditur burime nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Gjatë 11 muajve të vitit të kaluar, importet e mallrave kapën shifrën e mbi 395 miliardë lekëve, ndërsa një vit më parë, ishin 341,528 miliardë lekë. Volumi më i madh i shkëmbimeve tregtare është kryer me vendet e BE-së, ku shifra e importeve ishte 239,931 miliardë lekë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 202,670 miliardë lekë. Sipas të njëjtave burime, gjatë 11 muajve të vitit 2008, eksportet kapën shifrën e 105,42 miliardë lekëve, ndërsa një vit më parë kjo shifër ishte 90,503 miliardë lekë. Eksportet më të mëdha janë kryer me vendet e BE-së në shifrën e 83,405 miliardë lekëve, ndërsa një vit më parë, kjo shifër ishte 74,999 miliardë lekë. Mes partnerëve kryesorë të huaj, Italia ka zënë vendin e parë me 64,603 miliardë lekë dhe më pas Greqia me 9,397 miliardë lekë, Gjermania me 2,845 miliardë lekë etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›