E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Vampiri i politikës

- “O nënë, doli vampiri”! Zeri i nipit me çoroditi. Lashe legenin ne korridor dhe vrapova ne kuzhine. Aleksi i vogel me pult ne dore kishte ngulur syte ne ekran. Une e tronditur nga fakti se ishte figura e Edi Rames ajo që kishte tmerruar nipin tim. – “Jo mor bir, ky eshte Edi Rama e jo vampiri”, qesha unë, duke iu afruar nipit tim. -    “Jo nënë, jo, shikoja dhëmbët”! Perqendrova veshtrimin tek goja e Rames kur fap më vetëtijne ca dhëmbë të bardhë...Tamam si dhembe vampiri! Kishte te drejte nipi im. Si duket Edi Rama donte te promovonte dhembet e rinj me këtë dalje televizive. Nga ana humane Ai s’duhet te shfrytezoje kete dhimbje njerezore per perçarje politike. Kujt i bie ndermend te ndjeke Edi Ramen keto dite kur behet fjale per jete njerezish! Edhe ata mjeranë qe te yshtyr nga ndonje leke a premtim dalin neper ekrane per te share “moskokëçarjen e qeverise”, i mbyt zeri i se vertetes, ku lufta per jeten e njerezve eshte kaq sublime sa te duket sikur fuqi hyjnore i drejtojne keta njerez heronj, si ata qe po ndjejne permbytjen ne shtepitë e tyre, si ata ushtarë - bij nenash - qe ndihmojne ne lehtesimin e vuajtjeve te banoreve.    Ne qe shikojme nga ekranet ndjejmë dhimbje e respekt per ata njerez qe perballen me kaq dinjitet me forcat e natyres. S’e mesova dot emrin e atij kryefamiljarit qe edhe pse mes ujit ku kish vendosur nje suste per te ndenjur u jepte kurajo nepermjet celularit  familjarëve te evakuar. Atij i ishte shkateruar gjithshka dhe ne asnje moment nuk u çorr “per te fajësur qeverinë”.Pse ai Braçe qe çirret aq fort mezi pret rastin te beje “shou”? Po kush e degjon!? Dëgjojne vetveten dhe mbi te gjitha edhe pse jane parazite duke mos marrë pjesë ne jeten parlamentare edhe pse perdhosin besimin e atyre qe i kane votuar shpallin boterisht dhenien e rrogave te deputetit per familjet e permbytura, ç’ironi! Per çfare rrogash e kane fjalen? Rrogat te gjithe e dime eshte shperblim i punes. Sa lodhet ai punetori per te marre rrogen ne fund te muajit! Po ata s’e dine se nuk kane punuar kurre. Pale ato çupëlinat “deputete” qe flasin me aq “vetëmohim “per vendin , ç’kane bere ato per kete vend ?! Puna e pare deputete dhe nje diplome shkollë. Janë te rinj, le te vene atje e te perballen me veshtiresite, te ndihmojne, ka shume menyra humane per te perçuar ndihmen.Perhapja e panikut eshte menyra me makabre per t’ua vështiresuar jeten atyre fatkeqëve qe natyra u hodhi kete fatkeqesi. Por kur ndjek gazetarë që e pershkojne vendin me varke e s’e deformojnë të verteten, ndjen lehtësim. Me pamje konkrete paraqitet gjendja ne Shkoder ku gojet e liga po mundohen te perhapin panik. Populli ka zemren e madhe, te gjithe po shikojme se çfare po ndodh neper bote. Anglia po perballet me temperatura teper te uleta, Polonia po ashtu, gjendja eshte e veshtire. Ne raste te tilla ka unitet dhe uniteti i ka rrenjet tek dashuria per vendin, tek dashuria per njeri-tjetrin. Kjo ndjenje le te na udheheqe qe neser, edhe pse nuk ndihmuam fizikisht, me zemer ishim me ta....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›