E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, rritet bilanci i viktimave nga gripi A/H1N1

ATHINë- Bilanci i viktimave nga gripi A/H1N1 në Greqi ka arritur në 92 persona pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë, një mashkull 61 vjeçar dhe një grua 45 vjeçare. Viktimat vuanin nga sëmundje të tjera kronike. Autoritetet njoftuan se dy persona të tjerë janë shtruar në spital në gjendje kritike. Autoritete shëndetësore aktualisht janë përqëndruar dhe në gjendjen e dy grave shtatzëna që ndodhen në gjendje kritike nga gripi, edhe pse atyre u janë injektuar vaksinat kundër virusit. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›