Banka Botërore pritet të zgjedhë presidentin e ri

Për herë të parë në historinë e Bankës Botërore, i dominuari nga SHBA-të sfidohet, porse amerikani është ende favorit për këtë post të lartë.
Të premten, kolumbiani Jose Antonio Ocampo u tërhoq nga gara, duke e quajtur procesin e përzgjedhjes së kandidatit një “ushtrim politik”.
Zonja Okonjo-Iweala ose Dr Kim do të zëvendësojnë Robert Zoellickun, i cili ka udhëhequr Bankën Botërore që prej vitit 2007.
Sipas traditës, një person i propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë në krye të Bankës Botërore, qëkur u themelua në vitin 1944.
Nga ana tjetër, kreu i organizatës motër (Fondit Monetar Ndërkombëtar) është mbajtur gjithmonë nga një evropian, porse kohët e fundit është rritur presioni që për këto poste të konkurrohet.
Megjithatë, vendet evropiane me shumë gjasa do të votojnë të nominuarin amerikan për këtë post. Evropa dhe Japonia kanë 54% të votave në zgjedhjen e presidentit të ri.
Presidenti i ardhshëm i Bankës Botërore do të mbikëqyrë një staf prej 9000 ekonomistësh dhe ekspertësh zhvillimi dhe një portofol kredidhënieje prej 258 miliardë dollarësh (shuma e vitit të kaluar).
/Start/F. Prroni/
2012-04-16 13:28