E Diel, 1 Nëntor 2026

Karzai fajëson NATO-n për sulmet e talebanëve

Në përgjigjen e tij të parë ndaj sulmeve, Karzai vlerësoi lart performancën e forcave afgane të sigurisë. Presidenti tha se forcat afgane provuan se janë të afta të mbrojnë vendin e tyre.

Zyrtarët thonë se 36 kryengritës dhe tetë anëtarë të forcave të sigurisë humbën jetën përgjatë 18 orë luftimeve në shumë province në vend, por veçanërisht në kryeqytetin Kabul.

Po ashtu janë vrarë edhe tre civilë, tha për gazetarët ministri afgan i Mbrojtjes Besmillah Mohammadi. Ai shtoi se 65 persona, përfshirë 25 civilë janë plagosur.

Talebanët kanë kryer sulme edhe në provincat e Logarit, Paktias dhe Nangarharit.

“Infiltrimi i terroristëve në Kabul dhe në provincat e tjera përbën një dështim për shërbimin sekret, veçanërisht atë të NATO-s. Kjo duhet të hetohet në mënyrë serioze”, tha Karzi i cituar nga agjencia e lajmeve “AFP”./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-16 14:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›