E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia ruan me forca të shumta Kishën Ortodokse në Tiranë

00/00/0000  Nuk lejohet të kalosh, është e ndaluar, ju lutem kthehuni, asnjë makinë nuk duhet të kalojë në këtë rrugë, nuk dihet se deri kur mund të mbetet e bllokuar” Oficerët e policisë janë të prerë dhe këmbëngules në urdhërat e tyre, ndaj drejtuesve të automjeteve. Policia “rrethon” kishën Ortodokse në Tiranë. Nga Banka Kombëtare deri te “21 Dhjetori”, në orët e vona të darkës ka filluar shtetrrethimi. Asnjë makinë nuk lejohet të qarkullojë në këtë ask rrugor të qendrës së Tiranës. Masa sigurie të rrepta, janë shumëfishuar pas dzshimeve të një atentati të mundëshëm ndja një kishe ne Fier. Policë të rendit janë të pranishëm pranë atzre të qarkullimit rrugor, duke forcuar patrullat, që kanë hapur rrugën për besimtarët e shumte që janë drejtuar për në kishë të marrin pjesë në meshën e mesnatës së ringjalljes së Krishtit. Pritej që në këtë ceremoni festive fetare te merrnin pjesë autoritete të larta të shtetit, që janë besimtarë ortodokse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›