Bruksel, Maqedoniambetet jashtëaxhendës BE
BRUKSEL- Maqedonia nuk do të jetë pjesë e axhendave as të takimit të Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE që do të zhvillohet të hënën por as në Samitin e BE-së që do të zhvillohet të mërkurën.
Zyrtarët e lartë maqedonas shpresonin se javën e ardhshme vendit mund t'i caktohej një datë për fillimin e negociatave përfundimtare për anëtarësim. Por Vlerësimet janë se Maqedonia nuk ka shënuar përparim rreth zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë, që ishte kushti kryesor.
Mos zgjidhja e konfliktit mes Shkupit dhe Athinës për cështjen e emrit, mund të jetë pengesë për Maqedoninë dhe për 6 muajt e ardhshëm kur presidencën e BE-së do ta marrë Belgjika. Diplomati belg, i akredituar në Bruksel dhe i cituar nga BBC ka thënë se “negociatat nuk mund të hapen pa dakordimin e Greqisë. Do të duhet të zgjidhet çështja e emrit që të mund të nisë procesi tjetër me Maqedoninë "
Ndërkohë pavarësisht ndërmjetësimit të ndërkombëtareve për zgjidhjen e këtij konflikti, kompromisi nuk duket se është afër. Partia qeverisëse VMRO DPMNE e kryeminisrit, Nikolla Grivevski vazhdon të tregojë ngurtësi dhe duket se nuk do të mund që të arrijë kompromis me Greqinë, sa i përket emrit të shtetit,shkruan sot BBC.
(s.g/BalkanWeb)