E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Popullore, 5 vjet në tregun bankar shqiptar



Banka Popullore mbush sot 5 vjet që operon në tregun bankar shqiptar. Ajo hapi filialin e parë të saj më 1 mars 2004, duke nisur veprimet në Tiranë. Ndërmjet viteve 2004 dhe 2005, u hapën 23 degë të Bankës Popullore, u punësuan 300 punonjës, të cilët u shërbenin 30.000 klientëve çdo ditë. Veprimet e Bankës mbulonin spektrin e plotë të shërbimeve bankare standarde, përfshirë kartat e debitit përmes ATM-ve. Gjatë vitit 2006, ashtu si më parë, u kristalizuan akoma më shumë cilësitë e jashtëzakonshme të bankës si rritja dinamike, shtrirja e rrjetit të shërbimit, komunikimi profesional me klientët etj. Ky proces ka kaluar përmes një trajektoreje ngjitëse, duke bërë të mundur që objektivat e krijuesve të bankës dhe të menaxherëve të saj të plotësoheshin më shpejt nga ç’ishte parashikuar. Për vitin 2006 asetet në total të bankës ishin 29 miliardë Lekë, teprica e kredisë prej 9 miliardë lekë, numri i degëve arriti në 30, numri i punonjësve në më shumë se 300 dhe numri i klientëve në më shumë se 40.000. Banka Popullore-Societe Generale Group është një bankë e orientuar drejt klientit. Ne u shërbejmë klientëve tanë me një gamë të gjerë produktesh, të përshtatura me nevojat dhe projektet e tyre duke iu dhënë kënaqësi klientëve tanë. Ne mbështesim zhvillimin e individëve dhe bizneseve duke u shërbyer në mënyrën më të mirë dhe më të shpejtë, duke u ofruar përkushtimin tonë në shkurtimin e afateve kohore dhe në ofrimin e cilësisë në shërbim. Banka Popullore - Societe Generale zbaton strategjinë e saj të rritjes me përfitim, duke zgjeruar rrjetin e degëve pothuajse në të gjithë territorin Shqiptar; duke i shërbyer kategorive të ndryshme klientësh; duke përmirësuar cilësinë e shërbimit; duke punësuar dhe trajnuar profesionistët më të përgatitur. Ne nderojmë angazhimin e marrë ndaj aksionerëve tanë, duke kontrolluar riskun dhe në të njëjtën kohë duke ulur kostot operative. “Çdo ditë, ne ju ndihmojnë të përmbushni objektivat tuaj; ne jemi partnerë të vërtetë në zhvillimin e kompanive, qyteteve dhe krahinave. Çdo ditë ne sigurojmë besimin e klientëve të rinj dhe rekrutojmë staf të ri”, - me këtë moto Banka Popullore kërkon të rriten në treg. Viti 2007 ishte një vit i rëndësishëm dhe me sfida për Bankën Popullore. Më 18 prill 2007 u nënshkrua marrëveshja midis Bankës Popullore dhe Societe Generale Group për shitjen e 75% të aksioneve të Bankës Popullore tek Societe Generale Group. Kjo marrëveshje erdhi si rezultat i takimeve dhe negociatave të filluara që në vitin 2006, kohë kur Societe Generale shprehu interesin për të investuar në tregun bankar shqiptar. Që nga ky moment e më pas, Banka Popullore u bë pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në botë. Ky proces përshtatjeje me standardet dhe kërkesat e Grupit SG kërkuan pjesëmarrjen dhe përkushtimin e të gjithë stafit të BP. Në fund të vitit 2007, me gjithë periudhën e tranzicionit, banka deklaroi një pozicionim të fortë dhe rezultate të mira. Ky vit përfundoi me 32 degë, 360 punonjës dhe kapital të dyfishuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›