E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Do ta financojmë vetë projektin e jugut

28/02/2009  Afat BB-së për financimin

Qeveria është e gatshme të shtojë fondet e veta për ta bërë funksional projektin e jugut. Deklarata është bërë dje nga ministri i Financave, Ridvan Bode. Sipas tij, nëse Banka Botërore do të kërkojë zgjatje kohe të paarsyeshme për të mbajtur qëndrimin e saj në raport me projektin. “Ne shprehim gatishmërinë tonë për të vijuar zbatimin e këtij projekti sa më shpejt, pasi me këtë projekt lidhen jo vetëm fondet e BB-së, por edhe fonde të donatorëve të tjerë, nga të cilët vjen edhe pjesa dërmuese e fondeve”, - tha Bode. Donatorët, sipas ministrit Bode, kanë kërkuar vijimin e projektit dhe Qeveria do të shtojë fondet për projektin, i cili në total shkon në 17.5 milionë euro, ndërsa pjesa e Bankës është shumë pak. Aktualisht BB-ja ka pezulluar financimin e projektit, për shkak të hetimit të nisur. “Më shumë se gjysma janë disbursuar një pjesë janë të akorduara për këtë vit dhe nëse do të vijohet në mënyrë normale fondet ekzistojnë që të shpenzohen, por sidoqoftë ne kërkojmë të mos ndërpritet dhe që donatorët e tjerë të gjejnë fondet e tyre të realizuara sipas projektit”, -tha Bode. Projekti ka shtatë komponentë, njëri prej tyre ka qenë ai i planifikimit të territorit, ndërsa komponentët e tjerë përfshijnë portin e Himarës, zonën e Orikumit, infrastrukturën rrugore të fshatrave, furnizimin me ujë të pijshëm, apo kolektorin e ujërave të ndotura.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›