ProCredit dhuron 120 fidanë për Kamzën
28/02/2009 Nisma “Qytet i gjelbër”
Stafi i bankës ProCredit ka mbjellë 120 fidanë bliri në Kamzë, duke iu bashkuar nismës “Qytet i gjelbër, qytetarë të shëndetshëm”, iniciuar nga kjo Bashki. Në vazhdimësi banka ProCredit ka kontribuar në projekte në komunitet dhe në rritjen e hapësirave të gjelbra në kryeqytet dhe gjerë. Gjithashtu, Bashkia Kamëz i ka dhënë drejtorit të përgjithshëm të kësaj banke, Borislav Kostadinov, çmimin “Mirënjohje e qytetit” për kontributin e dhënë në gjelbërimin e qytetit. “Kamza qytet i ri, me një komunitet shumë vital dhe me dëshira të mëdha për të mbërritur standardet qytetëruese e përparimtare, në kuadër të zhvillimit e konsolidimit të kontureve të tij si qytet bashkëkohor”, - tha Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz. Nisma do të përfshijë të gjithë sistemin rrugor të qytetit për të realizuar mjedise të përshtatshme për banorët, fëmijët e moshën e tretë. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të muajit shkurt më shumë se 140 mijë klientë i kanë besuar kursimet e tyre në bankën ProCredit në Shqipëri. ProCredit Bank kryen aktivitetin e saj prej më shumë se 13 vjetësh. Aksionerët e Bankës ProCredit janë institucione mjaft të rëndësishme me kapital shtetëror dhe privat. Kjo bankë është e pranishme në 22 shtete, në Evropën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine.