Bie çmimi i naftës në tregun botëror
Çmimi i naftës ka shënuar rënie në tregjet ndërkombëtare. Në Shtetet e Bashkuara, një fuçi naftë u tregtua për 78.7 dollarë. Çmimi shënoi rënie edhe në bursën e Londrës. Agjencia Ndërkombëtare për Energjetikë (IEA) paralajmëroi se nuk ka vërejtur rritje të kërkesave të naftës nga vendet anëtare të OECD-së. IEA tha se shpejtësia e rimëkëmbjes globale nuk e justifikon rritjen e prodhimit të naftës nga vendet anëtare të OPEC-ut. Ndërsa në Shqipëri
çmimi i naftës është rritur sërish gjatë ditës së djeshme, ku një litër benzinë është shitur me 133 lekë, dukë pësuar kështu një rritje prej 1 lekë krahasuar me një ditë më parë. Ndërsa një litër naftë Eurodisel është shitur me 128 lekë, ndërsa një litër naftë diel është shitur me 125 lekë. Sipas ekspertëve kjo rënie lidhet dhe me prodhimin e lartë të naftës, të cilat kohët e fundit janë rritur me 10 për qind.