Banka e Shqipërisë Inflacioni mesatar vjetor u ul me 0.5 pikë përqindje Inflacioni mesatar vjetor në tremujorin e parë të vitit 2009 u ul me 0.5 pikë përqindje, duke shënuar nivelin 1.9 për qind, shumë pranë kufirit të Bankës së Shqipërisë për in
Autori i Lajmit: red.
Banka e Shqipërisë
Inflacioni mesatar vjetor u ul me 0.5 pikë përqindje
Inflacioni mesatar vjetor në tremujorin e parë të vitit 2009 u ul me 0.5 pikë përqindje, duke shënuar nivelin 1.9 për qind, shumë pranë kufirit të Bankës së Shqipërisë për inflacionin; njoftoi sot Banka Qendrore. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të BSH-së, ekspertët vlerësojnë se tendenca në rënie e normës vjetore të inflacionit, e vërejtur në mesin e vitit të kaluar, është shkaktuar kryesisht nga rënia e çmimeve të lëndëve të para në tregun ndërkombëtar gjatë asaj periudhe, nga ngadalësimi i ritmeve të kërkesës së brendshme, kushteve më të shtrënguara financiare dhe pritjet për inflacionin në rënie. Sipas tyre, mungesa e presioneve inflacioniste si nga mjedisi i jashtëm dhe ai i brendshëm reflektohet dhe në prirjen në rënie të inflacionit të mallrave të tregtueshëm dhe atij bazë, që në këtë tremujor shënuan përkatësisht 1.4 dhe 1.7 për qind. Banka Qendrore raporton se inflacioni mesatar vjetor, gjatë tre muajve të parë të vitit, ka marrë vlera pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë për stabilitetin e çmimeve.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009