Ndryshojnë llogaritë bankare, ulen tarifat për dërgimin e parave
Autori i Lajmit: red.
Banka e Shqipërisë
Të gjithë numrat e llogarive bankare nga 1 qershori do të ndryshohen. Klientët do të pajisen me një kod ndërkombëtar (IBAN), ku transfertat e parave do të kryhen pa komisione. Kjo, pasi llogaria personale e klientit njihet në të gjithë botën njëherësh.
Në Shqipëri, IBAN do të krijohet për të gjitha llogaritë e klientëve pranë bankave/degëve të bankave të huaja të licencuara nga Banka e Shqipërisë dhe nëpërmjet të cilave mund të kryhen transferta, duke zëvendësuar numrin ekzistues të llogarisë së klientit. Të gjitha transfertat brenda vendit dhe ndërkufitare, (për vendet ku IBAN-i është i aplikueshëm), që kryhen nëpërmjet sistemeve të pagesave apo bankave korrespondente, do të kryhen nga dhe në llogaritë e klientëve, numri i të cilave do të ketë formatin IBAN.
Çfarë është IBAN
IBAN (International Bank Açount Number) është numri ndërkombëtar i llogarisë bankare, një strukturë standarde e llogarisë bankare e zhvilluar nga ECBS (European Committee for Banking Standards) dhe ISO (International Organisation for Standardisation). IBAN-i përdoret si një informacion bankar ndërkombëtar që në mënyrë unike identifikon llogarinë e klientit pranë një institucioni financiar dhe aktualisht është zbatuar dhe përdoret në 46 vende të ndryshme të botës, kryesisht shtete anëtare të BE-së, por edhe vende të tjera të rajonit si Kroaci, Maqedoni, Turqi, Serbi, etj. Informacioni mbi IBAN-in shqiptar është publikuar në regjistrin ndërkombëtar të IBAN-it, publikuar nga SWIFT në muajin prill 2009.
Përdorimi
IBAN-i përbën një risi në Shqipëri nën presionin e vazhdueshëm për përmirësimin e eficencës së transfertave ndërkufitare, përkatësisht reduktimin e kostos dhe të kohës së kryerjes së tyre si dhe rritjes së cilësisë së shërbimit. Ky standard u dizenjua fillimisht për të zgjidhur problemin e pagesave ndërkufitare me qëllim kryerjen e transferimeve mes bankave në shtete të ndryshme, por gjen zbatim edhe për pagesat brenda vendit, përsa kohë sektori bankar në Shqipëri nuk ka një standard bazë për numrin e llogarive.
Avantazhet
Avantazhi kryesor/primar i IBAN është ofrimi i mundësisë për procesimin në mënyrë automatike të llogarive të çdo banke në çdo vend të botës, kryesisht për kryerjen e transfertave ndërkufitare. Kjo nënkupton verifikimin e regjistrimit të saktë të numrit të llogarisë, nëpërmjet një shifre kontrolli të krijuar nga një procedurë standarde ndërkombëtare. Duke filluar nga data 1 janar 2010, bankat janë të detyruara të kontrollojnë vlefshmërinë e IBAN-it të llogarisë së dërguesit/përfituesit të përfshira në instruksionin e pagesës, në hyrje apo dalje, pavarësisht formës elektronike apo letër, të marrjes së informacionit mbi IBAN-in. Në rast se verifikohet pasaktësi nga procedurat e vlefshmërisë, banka refuzon të kryejë pagesën në fjalë. Duke filluar nga kjo datë, edhe sistemet shqiptare të pagesave bëjnë kontrollin e vlefshmërisë së llogarive të përfshira në instruksionet e pagesave dhe në rast pasaktësie, refuzojnë urdhërpagesat në fjalë.
Roli i klientëve
Nisur nga fakti që pas datës 1 janar 2010 bankat do të kërkojnë nga klientët përdorimin e detyrueshëm të IBAN-it, është e rëndësishme të theksohet domosdoshmëria e sensibilizimit të publikut në lidhje me përdorimin e IBAN-it. Nëse brenda datës 1 qershor 2009 nuk kanë marrë njoftim me shkrim nga banka, të gjithë klientët e bankave, individë apo biznese, që kanë llogari bankare në lek apo në valutë të huaj, në një apo më shumë banka në Shqipëri, duhet të paraqiten pranë sporteleve të bankës përkatëse për t u pajisur me numrin IBAN si dhe përdorimin e tij.
Struktura e IBAN-it shqiptar
IBAN-i shqiptar përmban 28 karaktere: 2 shkronja - kodi i vendit “AL” + 2 numra - shifra kontrolli “check digits” + 8 numra – kodi i identifikimit të bankës/degës “KIB” + 16 karaktere - numri ekzistues i llogarisë së klientit. IBAN-i shqiptar në format letër do të paraqitet: IBAN AL47 2121 1009 0000 0002 3569 8741.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009