Apostoli: “Ja pse kalova me Berishën”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Intervista
Kreu i Partisë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, ADS, Gaqo Apostoli, në një intervistë ekskluzive për gazetën Ballkan shpjegon arsyet se përse kaloi në momentin e fundit vetëm pak orë përpara se të mbylleshin në KQZ koalicionet zgjedhore me koalicionin e djathtë Aleanca e Ndryshimit , kur vetëm ditë më parë kishte zyrtarizuar koalicionin me të majtën e liderit të PS-së, Edi Rama. Apostoli ka rrëfyer të gjitha prapaskenat dhe negociatat si me kreun socialist, Rama, dhe me atë demokrat, Berisha, por dhe arsyet e vërteta që e shtynë atë t i bashkohet Kryeministrit dhe kreut të PD-së në koalicionin qeverisës.
Keni nënshkruar një marrëveshje me koalicionin e djathtë dhe kryeministrin Berisha. Përse kaluat në momentin e fundit kur kishit rënë dakord me koalicionin e majtë dhe Ramën?
Në fakt, ishte një lëvizje e guximshme në momentin e fundit. Sigurisht, edhe e detyruar, por pa ndryshuar asgjë nga programi i partisë, duke mbetur një parti politike e qendrës së majtë, e tipit evropiano-perëndimor me frymëzim tek Internacionalja Socialiste dhe Partia Socialiste Evropiane. Me pjesëmarrjen në koalicionin zgjedhor Aleanca e Ndryshimit partia jonë, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, ADS, kërkon para së gjithash dhe mbi të gjitha, të sjellë në vëmendje të opinionit publik shqiptar dhe në veçanti elektoratit të majtë, veprimtarinë ogurzezë të Kryetarit të PS-së, i cili, siç e kam titulluar dhe në një nga shkrimet e mia të dikurshme, u soll si një gangster i ri politik në të majtën e uzurpuar prej tij. U përpoq që nëpërmjet mashtrimeve tepër të paskrupullta të nxirrte nga skena politike partinë e re ADS. Do të doja të jepja një mesazh, sidomos për elektoratin e majtë: ADS si një forcë e re politike e qendrës së majtë, në përbërje edhe të këtij koalicioni, do të japë kontributin e vet në fitoren e zgjedhjeve të 28 Qershorit për zhvillimin e Shqipërisë përmes ritmeve më të shpejta të zhvillimit dhe integrimin e saj në familjen e vendeve të zhvilluara euroatlantike, duke synuar zbatimin e një qeverisjeje, që do të thotë përmirësim të qeverisjes, ku progresi i zhvillimit të vendit të shoqërohet me më shumë politika sociale efektive. Ne e konsiderojmë politikën sociale jo si kosto por si një investim të rëndësishëm për rritjen e mirëqenies së tërë shoqërisë. Sigurojmë se ADS-ja është një vlerë e shtuar në përbërje të koalicionit Aleanca e Ndryshimit , sepse i japim atij një cilësi të re politike dhe gjithë politikës shqiptare një mundësi për të reflektuar një dimension të ri. Dhe ky dimension i ri është dimensioni njerëzor, që politika shqiptare të bëhet njerëzore.
Përtej së majtës apo përtej së djathtës ?
Gjatë këtyre javëve që kaluam, ADS-ja si forcë e re politike, pësoi që në fillim një tronditje të madhe. Pa hequr asgjë nga programi ynë themelor politik dhe elektoral kjo lëvizje nuk është se kaloi pa dhimbje pa emocione, por me të gjithë kolegët e përballuam. E përballuan sepse panë se çfarë ndodhi përtej së majtës dhe së djathtës , atij slogani tepër demagogjik. Çfarë ndodhi brenda Edvinit? Sepse u shpalos tërë qëndrimi i tij në një finale ku ADS-ja rrezikonte të dilte nga gara. E them këtë për arsye se Kryetari i PS-së mbajti një qëndrim tërësisht mashtrues, të paimagjinueshëm. Ky qëndrim mashtrues ishte jo thjesht nga Kryetari i PS-së. Unë kam provuar shumë në jetën time politike, por kësaj radhe në krye të një partie të re që guxoi të garonte dhe vetëm pas dy muajve të krijimit të saj, duke garuar në një fushatë elektorale duke ngritur njëkohësisht dhe strukturat, por dhe ndaj një kongresi të tërë elektoral që zhvilluam. Personalisht duke qenë tepër i bindur dhe i formuar në bindjet e mia të qendrës së majtë evropiane, unë pashë se Kryetari i PS-së nuk reflekton asgjë pozitive nga slogani përtej së majtës dhe së djathtës , ai e përdor atë vetëm për demagogji. Do të thosha fare hapur se është një demagog dhe uzurpator i vërtetë i së majtës përmes këtij slogani që për të dhe për masën shqiptare është thjesht plagjiaturë. Reflekton vetëm zhvillimin e fillimin e një mashtrimi monstruoz që përmban deklaratat e tij ndaj tërë shoqërisë shqiptare, e cila, unë përalajmëroj, duhet të bëjë kujdes nga e ashtuquajtura qytetari e tij, sepse kjo mbart në vetvete një rrezikshmëri të madhe shoqërore. E them këtë sepse filozofia e tij nuk ka asgjë të përbashkët me filozofinë e Toni Blerit dhe të Entoni Gidens, këshilltar i Blerit dhe filozofi që zhvilloi teorinë Përtej së majtës dhe së djathtës . Unë kam lexuar librin e tij nga origjinali dhe ky term qëndron në zemër të asaj që quhet rruga e tretë fituese e Toni Blerit, Bill Klintonit dhe Shrëderit dhe një sërë liderëve evropiano-perëndimorë të tjerë. Deklaratat populiste të zotit Rama dhe filozofia plagjiaturë e Edvinit janë një imitim i rrezikshëm i rrugës së tretë të Musolinit. Dihet që ky i fundit nuk ishte fashist, por u bë i tillë, ai ishte një socialist, por me karakterin e tij, me një filozofi plagjiaturë demagogjike, ku thuhej dhe flitej për rrugën e tretë, për një bashkim të kapitalizmit me socializmin dhe komunizmin me proletarët me borgjezinë të tërë së bashku të futur në një thes të populizmit, e çuan Italinë në fashizëm dhe shfrytëzoi dhe vende të tjera që u bënë fashiste. Ca më keq do të thosha që në qoftë se Musolini ishte socialist dhe u konvertua në fashist tepër të rrezikshëm, Edvini nuk ka qenë asnjë ditë socialist dhe aq më pak socialist i vërtetë. Unë këto i kam dyshuar gjithmonë edhe gjatë kohës kur isha tek LSI-ja, ku kam bërë disa shkrime dhe ku shkruaja për gangsterët e rinj në politikën e vjetër. Jam shumë i sigurt dhe shumë i bindur se mbrapa këtij mashtrimi që i bëri Partisë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet fshihen mjaft kulisa dhe ai jo vetëm që nuk del dot përtej së majtës dhe së djathtës , se nuk e realizon dot këtë, po ai nuk del dot përtej një politikani të vogël kulisash, politikani të së majtës tepër të vjetër. Prandaj dhe ftesa që ai i bën shoqërisë dhe mënyra e britmave në deklarata tregon që ai zotëron shumë mirë këtë falsitet me pasoja tepër të rënda të shoqërisë.
Çfarë ndodhi me Ramën?
Të ndodhur në këtë situatë të re politike, ne do të garojmë në koalicion me këtë aleancë, partia jonë ADS-ja, duke sqaruar tërë elektoratin e majtë për atë çka na ndodhi ne dhe, kur na ndodhi ne duhet ta presë tërë elektorati i majtë. Sepse është një histori e tërë takimesh dhe mesazhesh tepër pozitive që konkluduan në fund me një heshtje të madhe të zotit Rama. Pas pjesëmarrjes në biseda, pas emisarëve që dërgonte pranë PADS-së për bashkëpunim në koalicionin e ashtuquajtur Bashkimi i ri për Ndryshim dhe pas së dërguarës së tij, anëtares së kryesisë, Lindita Nikolla, që erdhi dhe transmetoi mesazhin e Partisë Socialiste dhe të Kryetarit të saj, Edvin Rama, në kongres për të qenë të bashkuar në këtë koalicion dhe për të fituar mbi qeverisjen e djathtë, më pas ngriu gjithçka. Kjo bëri që ne ta zyrtarizonim qëndrimin tonë politik në Kongres dhe ta kthenim në vendim të tij, por më pas ndodhi kjo heshtje e madhe. Pas urimeve të mëdha për suksese, të cilat do të shkruhen në një kronikë, sepse nuk ishte një kronikë e paralajmëruar, por sidoqoftë ishte një kronikë tragjike për të majtën, një kronikë fituese për ADS-në, sepse e kthyem veten në misionarë, misionarë për t i treguar shoqërisë shqiptare dhe sidomos së majtës që është e uzurpuar nga një lidership që flet në mënyrën më demagogjike të rrezikshme në emër të një politike të re që nuk ekziston. Nuk ekziston, sepse janë të gjitha gjëra të marra me copy-paste nuk janë ide të përvetësuara, të rrënjosura në shpirtin e njerëzve, të liderëve, po janë tepër diabolike, djallëzore në mënyrë që të përdorin elektoratin më shumë të së majtës për të fituar për veten e tyre, për klanet e tyre, që, ndonëse ende nuk u janë mbaruar paratë në opozitë, kërkojnë përsëri të fitojnë në mënyrë të pamerituar me djersën dhe gjakun e shqiptarëve. Do të doja të deklaroja dhe transmetoja, me sa të kem mundësi, qoftë në media dhe në takime direkte, që e majta shqiptare ndodhet në një krizë totale, me një lidership të uzurpuar nga klane gangsterësh, që flasin në emër të një qytetarie të rrezikshme shoqërore.
Cilat do të jenë ambiciet e ADS-së në këto zgjedhje dhe çfarë pretendoni ju nga kjo fushatë?
Natyrisht që kemi. Objektivat realizohen duke i pasqyruar në elektorat. Në këtë situatë që na vuri kushti ne shpresojmë dhe besojmë se populli na njeh kush jemi, jo thjesht, partia tani do të njihet dhe kjo ngjarje do të bëjë që partia të njihet edhe më shpejt, por disa nga liderët e saj i njeh që kanë shpirtin e sakrificës, të misionarit në politikë, ku luftojmë për të ndërtuar një politikë ku të mbizotërojë ndershmëria mbi diabolizmin, ku të sundojë drejtësia, ligji dhe dinjiteti njerëzor, ku të triumfojnë vlerat mbi antivlerat dhe ato që përmenda më lart janë antivlera të shoqërisë, antivlera të lyera me bojëra. Politikat sociale do të jenë baza jonë e politikëbërjes. Vlerësojmë se parimi i solidaritetit politik dhe krahas tij ai social, ekonomik dhe njerëzor, parimet që qëndrojnë në themel të drejtësisë sociale, të cilën e aspiron e majta moderne dhe ajo shqiptare në veçanti, ne këto do t ia bëjmë të ditura elektoratit të majtë që të mbështesë procesin e një lidershipi të ri të së majtës në politikën shqiptare. Kjo kohë ka ardhur, është afruar shumë, mjafton që të mbahet qëndrim tepër i qartë. Ne synojmë një përfaqësim në parlamentin e ardhshëm, ku në disa qarqe kryesore si Tirana, Shkodra, Korça, Elbasani, Durrësi dhe Fieri ne synojmë të marrim deputetë. Kemi figura intelektuale, të thjeshtë, njerëz që flasin zemër më zemër me popullin gëzojmë besueshmëri. Nuk do të bëjmë tym dhe pluhur në fushatën elektorale për arsye se jo thjesht se mungojnë mjetet financiare të partisë që të përdorim makinat e propagandës elektorale, por taktika dhe strategjia jonë është që të flasim me zemrën tonë me popullin. Dhe zemra transmeton, qarkullon gjak, nuk është si ato skapamentot e makinave që bëjnë tym dhe pluhur të zi që ndot shoqërinë. Për sa i përket programit, do të kërkojmë sigurisht në qeveri të zbatohet programi ynë. Kemi pika të përbashkëta dhe pika ku dallojmë. Megjithatë, unë do të thosha që në Kongresin Elektoral të PD-së u transmetua një politikë sociale e përmasave të jashtëzakonshme, saqë unë thashë që Berisha është bërë socialdemokrat, domethënë investim për arsimin mbi 5%, shëndetësinë, investime me përmasa evropiane, rritje dhe shumëfishim pensionesh dhe pagash dhe të tejkalohet dhe paga mesatare e disa vendeve në BE, apo për asistencën sociale ku ajo të mos jetë nën minimumin jetik. Unë nuk them se janë të paarritshme, problemi është të zbatohen. Nga kjo qeverisje, një nga pikat që është realizuar më shumë, janë të ardhurat dhe dyfishimi i tyre dhe dyshimet mund të jenë në mënyrën e menaxhimit të të ardhurave të marra ku mund të kishte efektivitet tjetër, gjëra që mbeten për t u përmirësuar në të ardhmen. Unë në politikë jam sa misionar aq dhe rebel, jam misionar në qëllimin tim, por jam rebel ndaj atyre që qeverisin.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009