Bushati: “Përgjegjësi e qeverisë shqiptare”
Autori i Lajmit: red.
Opozita fajëson qeverinë Berisha për dështimin e liberalizimit të vizave në raportin më të fundit të Bashkimit Evropian. Serbët, malazezët dhe maqedonasit do të udhëtojnë lirisht drejt Evropës, më shpejt se shqiptarët për shkak të dështimit të reformave, tha kandidati për deputet i socialistëve, Ditmir Bushati, në një prononcim të dhënë pranë Ministrisë së Jashtme. “Në 2005-ën qeveria e Sali Berishës u premtoi shqiptarëve se do të udhëtonin pa viza në hapësirën Shengen që në vitin 2006, por Raporti i fundit i Komisionit Evropian na bën të qartë si drita e diellit se qeveria e tij ka dështuar në përmbushjen e standardeve. Raporti i Komisionit Evropian konfirmon se qeveria e Berishës ka dështuar plotësisht në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me pajisjen e qytetarëve shqiptarë me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Ka dështuar me migracionin e paligjshëm, ripranimin dhe menaxhimin e integruar të kufijve. Me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Mban përgjegjësi direkte për klimën konfliktuale e paditë penale nga eksponentë të mazhorancës ndaj Prokurorisë së Përgjithshme në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Qeveria jonë e pas 28 Qershorit do të jetësojë ëndrrën evropiane të shqiptarëve për të lëvizur pa viza në hapësirën Shengen brenda vitit 2010, duke përmbushur me rigorozitet të gjitha standardet”,- deklaroi Ditmir Bushati, kandidat për deputet i PS-së.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009