Athina: “PBDNJ e pavarur, por i takon minoritetit për kë do të votojë”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Zgjedhjet
Athina nuk do të ndërhyjë dhe nuk ndërhyn në pozicionimin e PBDNJ-së me koalicionin e majtë të Ramës. Deklarata erdhi nga zëvendësministri i Jashtëm grek, Teodoros Kasimis, gjatë një vizite të kryer në rrethin e Gjirokastrës, ku ka marrë pjesë në ceremonitë e përurimit të një sërë veprash publike, të rikonstruktura me fondet e dhëna nga Ministria e Jashtme Greke, i cili theksoi se zgjedhjet e 28 Qershorit janë çështje të brendshme të shtetit dhe popullit shqiptar. Ndërkohë, në lidhje me vendimin e Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, për të hyrë në koalicion me Partinë Socialiste, çka solli reagim të ashpër dhe largimin e dy eksponentëve të rëndësishëm të kësaj force politike dhe organizatës OMONIA, zv.ministri i Jashtëm grek ka vënë në pah faktin se vendimi do të merret nga komunitetit grek në jug të vendit. “Ne jemi të interesuar për unitet brenda minoritetit grek. Pa dyshim që Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut është një parti politike e mund të bëjë zgjedhjet e zgjidhjet e veta, por se çfarë do të zgjedhë minoriteti vendosin anëtarët e tij. Ne do të mbështesim si minoritetin, ashtu edhe zgjedhjet që do të bëjë ai”, - është shprehur Kasimis me të mbërritur në Gjirokastër. Deklaratat u bënë gjatë një vizite të kryer në rrethin e Gjirokastrës, ku ka marrë pjesë në ceremonitë e përurimit të një sërë veprash publike, të rikonstruktuara me fondet të dhëna nga Ministria e Jashtme Greke. Kasimis mbërriti dje paradite në Gjirokastër ku ka vizituar fshatrat e Dropullit të Sipërm, Lunxherisë dhe Mesopotamit. Zëvendësministri i Jashtëm grek do të vijojë sot turin e vizitave në minoritet në rrethin e Sarandës. Kasimis iu përgjigj interesimit të medias, e cila donte të dinte qëllimin e vizitës së tij në jug të Shqipërisë, duke thënë se “janë një sërë veprash publike, ura, rikonstruktsion shkollash, ambiente lojërash për fëmijë, rrugësh dhe sheshe argëtuese, të cilat janë pjesë e programit të investimeve të shtetit grek si ndihmë për vendin fqinj dhe sidomos të zonave ku jetojnë e banojnë minoriteti grek në Shqipëri. Do të doja të nënvizoi se vjet qeveria greke investoi për infrastrukturën rreth 48 milionë euro dhe në këto gjashtë vjet kemi investuar 210 milionë euro në total”, - tha Kasimis. Ministri i Jashtëm iu përgjigj edhe interesimit të mediave mbi situatën zgjedhore në Shqipëri duke nënvizuar: “Çfarë pret kushdo nga zgjedhjet kombëtare të një vendi? Të vazhdojë zhvillimin ekonomik dhe, sidomos, për Shqipërinë kjo është e rëndësishme, dhe të vazhdojë rrugën drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Dhe ne besojmë se minoriteti grek do të përbëjë një organizëm, i cili do të ndihmojë Shqipërinë të marrë rrugën drejt BE-së”,- përfundoi ministri i Jashtëm grek, Teodoros Kasimis.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009