E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: “Vizat? Dështimi i mazhorancës në pushet”

Autori i Lajmit: red.
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, duke komentuar raportin, ka thënë dje se kjo është një tjetër dëshmi e dështimit të mazhorancës në pushtet. "Nuk ka goditje më të qartë për mënyrën dhe filozofinë klienteliste si është mësuar të punojë Sali Berisha, se sa përgjigjja e Bashkimit Evropian që është çështje standardesh dhe jo çështje lobingjesh politike, apo promovim interesash korruptive, sikurse nuk kanë munguar rastet e tilla të kryeministrit Berisha me elementë dhe të komunitetit ndërkombëtar", - tha Ilir Meta, kryetar i LSI-së. "Ne garantojmë që brenda një viti do të plotësojmë të gjitha standardet për liberalizimin e plotë të vizave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe deri në fund të këtij viti do të heqim vizat me të gjitha vendet e rajonit", - u shpreh më tej Meta.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›