TVSH-ja asnje problem me ACR
Tatimet:
Drejtues të tatimeve konfirmojnë se me kompaninë minerale të kromit, “ACR”, nuk ka pasur probleme me rimbursimin e TVSH-së. “Siç ndodh zakonisht me disa vonesa të vogla dhe jo me shumat e duhura, situata që krijoheshin me ligjin e vjetër ‘Për TVSH’-në, mund të ketë hasur edhe kompania, por absolutisht për ta vendosur atë në kushte të vështira financiare. Raportet tregojnë se nuk ka pasur probleme me rimbursimin e TVSH-së”, thanë për gazetën “Shqip”, drejtues të Tatimeve.