E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Viti 2010 do t’i kushtohet zbutjes së varfërisë

Komisioni Europian gjatë Konferencës për Mbrojtjen dhe Përfshirjen Sociale, organizuar sot në hotel Sheraton, publikoi edhe një raport për situatën aktuale në Europë, ku përllogaritet se rreth 16 % e popullsisë së saj është në prag të varfërimit,  ndërsa vërehet rritje e numrit të fëmijëve që braktisin shkollën për të punuar. Sipas raportit, të KE-së kriza financiare në Evropë, pritet të shkaktojë dëme në ekonominë e të gjithë këtyre vendeve. Komisioni Europian paralajmëron rritje të çmimeve dhe më tepër njerëz të varfër. Sipas raportit, varfëria është më e madhe tek fëmijët. "10% e evropianëve janë të papunë dhe 15 % e tyre lënë shkollën për t'u punësuar", thuhet ne raport. Komisioni Evropian ka kërkuar që të merren masa për situatën. Sipas Komisionit Evropian, vitit 2010 do t'i kushtohet zbutjes së varfërisë. Në kuadër të politikave për zbutjen e efekteve të krizës ekonomike, KE ka disa projekte të rëndësishme edhe për Shqipërinë. Në këtë seminar mbi përkrahjen sociale dhe procesin e përfshirjes sociale marën pjesë edhe ministri i Punës Anastas Duro, dhe përfaqësues të këtij dikasteri, të cilët kanë parashtruar masat dhe përpjekjet e qeverisë për të zbutur  efektet e varfërisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›