E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Deri më 15 mars procesi i aplikimit për letërnjoftimet elektronike në të gjitha komunat

“Deri në datën 15 Mars proçesi i aplikimit për letërnjoftimet elektronike, do të shtrihet edhe në komunat me popullsi mbi 5 mijë banorë, duke vijuar më tej edhe në komunat më të vogla, deklaroi sot në Njësinë Bashkiake Nr.7 në Kryeqytet, zëvendësministri i Brendshëm Ferdinant Poni. Proçesi i pajisjes së shtetasve shqiptarë me kartatat e identitetit, i cili tashmë pothuajse është shtrirë në të gjithë vendin, filloi në 12 janar 2009. Poni tha se "Ky është një moment i veçantë për çdo shqiptar, sepse atyre tashmë u është ofruar  një dokument ndër më modernët në të gjithë Evropën, duke u prezantuar  si qytetarë me një dokument identifikimi të denje”. Procesi i shpërndarjes së kartave të identitetit, të bëra tashmë realitet, filloi nga 18 shkurti i këtij viti, fillimisht me Tiranën, për t'u shtrirë më tej në të gjithë vendin. Pajisja e shtetasve shqiptarë me letërnjoftime elektronike është e lidhur ngushtë me Kodin e ri Zgjedhor, i cili përcakton se votuesit në zgjedhjet e përgjithshme të 28 Qershorit 2009, do të jenë të detyruar të votojnë vetëm me dy dokumente të rëndësishme, letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat aktuale për udhëtim jashtë shtetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›