E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqiperise Sektori i ndertimit ka filluar te kete rritje

Sektori i ndërtimit, i cili ndodhej në gjendje staniacioni që prej 2009-ës, ka filluar të ketë rritje.

Raportit i publikuar te martën nga Banka e Shqipërisë, “Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e dytë”, vlerëson një përformancë në rritje të këtij sektori duke argumentuar si shkak të kësaj rritjeje lehtësimin e standardeve të kredisë për individë, si për kredi për blerje banesash, ashtu edhe për kredi konsumatore. Ndërkohë që raporti vlerësonte sektorin e industrisë dhe shërbimeve me rritjen më të madhe, respektivisht 1.4 dhe 1 pikë më shumë se në tremujorin e parë.

Ndërkaq, raporti i publikuar sot vlerësonte se rritja ekonomike prej 3.4% e arritur në tremujorin e parë, pritet të ruhet edhe gjatë gjashtëmujorit të dytë. Ndësa përsa i takon politikës së ndërmarrë nga Banka Shqipërisë në muajt e parë të këtij viti për të rritur normën bazë të interesit, me qëllim ruajtjen e inflacionit rreth zonës së 3 përqindëshit, eshte arritur objektivi për këtë gjashtëmujor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›