Ligji për makinat, taksitë rrisin çmimet për shërbimet

Skema e re taksimit të makinave rrit çmimin e transportit publik. Takistë janë të parat që do ofrojnë çmime më të larta për shërbimin pasi për shkak edhe të konsumit të karburantiti do të harxhojnë më shumë.
Duke filluar që nga dita e nesërme të gjithë personat që kanë automjete përfshirë edhe transportin publik do të blejnë karburantin me 50 lekë më shtrenjtë në krahasim me sot. Kreu i Shoqatës së Taksive Gëzim Bardhi deklaron se rritja e çmimit të karburantit do të pasqyrohet menjëherë në çmimin e biletës dhe kjo do të çojë në falimentimin e biznesit të tyre.
Shoqata e taksive kërkon që shërbimi publik i transportit të mos përfshihet në ligjin për makinat dhe të gjendet një mënyrë që të furnizohen me karburant më lirë.
Në të gjithë Shqipërinë janë gjithsej 3 mijë mjete transporti të shërbimit taksi të cilat që prej ditës së nesërme do të ofrojnë shërbimin e tyre kundrejt një pagese më të lartë.