Banka e Shqipërisë do të rishtypë monedhën 10-lekëshe
18/01/2009 Zbatimi brenda janarit
Banka e Shqipërisë do të rishtypë monedhën metalike me prerje 10 lekë. Burime nga institucioni mbikëqyrës bankar bëjnë të ditur se tashmë është përgatitur projekti ”Për rishtypjen e monedhës metalike shqiptare me kurs ligjor me prerje 10 lekë”. Zbatimi i tij pritet të fillojë brenda këtij muaji. Ndërkohë institucioni mbikëqyrës bankar, mbështetur në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”, në pikën "Për hedhjen në qarkullim të prerjeve të reja të kartëmonedhave dhe monedhave kombëtare e për tërheqjen nga qarkullimi të parasë" po vazhdon punën për tërheqjen nga qarkullimi të disa kartëmonedhave. Sipas burimeve zyrtare të Bankës së Shqipërisë, nga qarkullimi po tërhiqen kartëmonedha të prerjes 100 lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i "Luftëtarit kombëtar"; kartëmonedha e prerjes 100 lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i "Fan S. Nolit" dhe kartëmonedha të prerjes 200 lekë, emetim i viteve 1992,1994 dhe 1996, imazhi i "Ismail Qemalit". Tërheqja e plotë nga qarkullimi do të vazhdojë deri më 31.12.2010 dhe kjo është faza e dytë e zbatimit të këtij procesi. Të gjithë qytetarët që u kanë mbetur të tilla kartëmonedha në portofol apo në qarkullim mund t’i shkëmbejnë në çdo sportel të bankave të nivelit të dytë kundrejt së njëjtës vlerë.