E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si merret vërtetim titulli në përdorim

18/01/2009  Për dublikatë të certifikatës së pronësisë paguhet 350 lekë si taksë shërbimi

Hipoteka jep dokumentin për personat që kanë një ndërtesë në truall shtetëror

Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme lëshon vërtetim titulli në përdorim për të gjithë personat e interesuar. Sipas burimeve zyrtare të ZRPP-së, kjo certifikatë lëshohet për të vërtetuar se personat që kanë bërë kërkesën janë të regjistruar si përdorues të pasurisë së paluajtshme shtetërore. Ky vërtetim është i vlefshëm për të gjithë personat që kanë në përdorim një godinë, banesë apo ndërtesë trualli mbi të cilin është ndërtuar i përket shtetit. Gjithashtu ky vërtetim është i nevojshëm për të gjithë ata persona që shfrytëzojnë godinat në tokë shtetërore jo vetëm për arsye banimi. Nëse qytetari ka nevojë për një dokument të tillë, qoftë për ndonjë rast konflikti gjyqësor apo edhe për arsye të tjera personale, mund të paraqitet pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe ta marrë kundrejt pagesës.

Dublikata i certifikatës së pronësisë

Mes shërbimeve të tjera që ofron zyra e hipotekës është edhe ai i marrjes së certifikatës së pronësisë. Duke qenë se certifikata e pronësisë është një dokument që lëshohet vetëm një herë, zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ka të drejtë të lëshojë dublikatë të certifikatës së pronësisë kundrejt një tarife. Në këtë rast qytetari i interesuar paguan 300 lekë si tarifë dhe 50 lekë si taksë shërbimi. Për këtë shërbim nuk aplikohet asnjë gjobë dhe veprimet mund të kryhen çdo ditë pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Kartela e pronësisë

Për konsultim të kartelës është e nevojshme që vetë i interesuari të bëjë një kërkesë me shkrim, ku të përfshijë të dhënat e nevojshme për identifikimin e pasurisë. Në këtë rast tarifa është 200 lekë dhe taksa e shërbimit është 50 lekë. Ky shërbim mund të ofrohet në çdo kohë nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive. Në çdo kohë nga zyrat e hipotekave mund të lëshohen fotokopje të dokumenteve që u nevojiten qytetarëve. Tarifa për këtë shërbim është 50 lekë për faqe, ndërsa taksa e shërbimit është 50 lekë. Ky shërbim është një detyrim për zyrat vendore, që duhet plotësuar çdo ditë sipas kërkesave të qytetarëve. Për lëshimin e certifikatës së pasurisë është e nevojshme që të paraqitet pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme një kërkesë me shkrim nga i interesuari, ku përfshihen të dhënat e nevojshme për identifikimin e pasurisë. Tarifa në këtë rast është 400 lekë dhe taksa e shërbimit është 100 lekë.

Të ardhurat

Bazuar në buxhetin e vitit 2009 si dhe në përmirësimet administrative që do të ndërmerren, të ardhurat e Buxhetit të Shtetit gjatë periudhës 2010- 2012 parashikohet të rriten në mënyrë graduale. Në vitin 2010 të ardhurat parashikohen rreth 28,55% e PBB-së ose 371,009 milionë lekë, në vitin 2011 do të jenë 28,72% e PBB-së ose 411,846 milionë lekë dhe në vitin 2012, 28,85% e PBB-së ose 456,335 milionë lekë.

Elementet

Politika fiskale gjatë periudhës 2010–2012 do të bazohet në disa elemente, si: mbajtja konstante e normës së TVSH-së, aplikimi i efekteve pozitive që janë marrë nga zbatimi i politikës së taksës së sheshtë për tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi fitimin, ulja e të ardhurave doganore apo ulja e normës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, si dhe rishikimi i nivelit të taksave vendore.

Investimet në infrastrukturë

Në kuadrin makroekonomik investimet në infrastrukturë shihen si mjaft pozitive, pasi ka një kthyeshmëri të lartë. Financimi me kapitale të huaja do të jetë pjesë e politikës fiskale për një pjesë të mirë të investimeve të planifikuara. Kështu i lihet hapësirë edhe biznesit vendas që të vazhdojë të kreditohet nëpërmjet kapitalit vendas e të vazhdojë aktivitetin e tij ekonomik normalisht.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›